Pyetjet psikologjike që ju ndihmojnë ta lexoni mendjen e çdo personi

Life style

Pyetjet psikologjike që ju ndihmojnë ta lexoni mendjen e çdo personi

Më: 15 mars 2019 Në ora: 17:26
Foto ilustruese

Ditëve të sotme, bisedat e thella janë bërë një mënyrë krejtësisht e re e komunikimit që u ndihmon njerëzve ta njohin më mirë njëri-tjetrin.

Ekspertët kanë zbuluar disa pyetje interesante që mund t’ia bëni bashkëbiseduesit për të mësuar gjëra që nuk i keni menduar më parë.

– “A do ta hapje një zarf i cili mban datën se kur do të vdisni?” Me këtë pyetje ju mund të mësoni për nivelin e fatalizmit së një personi dhe për qëndrimin e tyre ndaj jetës në përgjithësi.

– “A do ta bëje veten shok/shoqe?” Kjo pyetje e zbulon vetëbesimin e një personi, forcat e dobësitë dhe atë se sa interesant është.

– “Nëse do të shihje një matës mbi kokat e njerëzve, çfarë do të dëshiroje që të shihje në atë matës? Statusin e tyre në shoqëri, nivelin e lumturisë, pasurinë, etj.? Me këtë përgjigje ju i mësoni vlerat dhe prioritetet e një personi.

– “Çfarë bën ndryshe nga njerëzit tjerë?” Edhe këtu mund ta zbuloni vetëbesimin e një personi, sensin e humorit, nivelin e “çmendurisë” dhe mund të mësoni sa unik e kanë personalitetin.

– “Nëse partneri asnjëherë nuk e kupton se aksidentalisht e keni tradhtuar, a do t’i tregoje?” Përgjigja e kësaj pyetje tregon për standardet morale të një personi dhe për mënyrën se si u qasen njerëzve tjerë.

– “Nëse e kryeni një krim për ta ushqyer fëmijën e uritur, a jeni person i keq apo e keni kryer krimin shkaku i nevojës?” Edhe kjo pyetje tregon për standardet morale të një personi dhe qasjen e tyre ndaj familjes.

– “Nëse lumturia do të ishte para, çfarë pune do të bëje:” Këtu mund të mësoni për shpresat dhe ëndrrat e një personi, dhe se çfarë po ndihen që u mungon atyre në jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat