Studiuesit: Përdorimi i marihuanës para marrëdhënieve sjell kënaqësi tek femrat

Life style

Studiuesit: Përdorimi i marihuanës para marrëdhënieve sjell kënaqësi tek femrat

Më: 16 mars 2019 Në ora: 20:38
Foto ilustrim

Një studim i ri ka zbuluar se përdorimi i marihuanës para marrëdhënieve seksuale nxitë zgjimin seksual dhe madje çon në orgazma më të fuqishme.

Studimi i udhëhequr nga një ekip në Shkollën e Mjëkësisë të Universitetit Sain Louis shqyrtoi përgjigjet e 373 grave, shkruan Daily Mail.

Rreth 47 për qind të pjesëmarrëseve treguan se janë konsumues të marihuanës dhe nga ky grup, 34 për qind vunë në dukje se e përdorën atë përpara seksit.

“Gratë që përdorën marihuanën para seksit dhe ata që përdorën më shpesh kishin dy herë më shumë gjasa të përjetonin orgazma të kënaqshme sesa ata që nuk përdorin marihuanën para seksit ose e përdornin rrallë”, thanë hulumtuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat