Mbani lule jasemin në dhomë: E largon ankthin, depresionin dhe sulmet e panikut

Life style

Mbani lule jasemin në dhomë: E largon ankthin, depresionin dhe sulmet e panikut

Më: 18 mars 2019 Në ora: 12:47
Lule jasemin

Lulet janë mënyrë e shkëlqyeshme për t’i rritur nivelet e oksigjenit në dhomë dhe për ta përmirësuar kualitetin e ajrit.

Por, ka edhe lule tjera fitimprurëse të cilat ju ndihmojnë ta përmirësoni disponimin, ta luftoni ankthin e depresionin, si dhe t’i parandaloni sulmet e panikut

Hulumtuesit kanë gjetur një lidhje direkte mes stresit dhe niveleve të oksigjenit, ku kanë dëshmuar se nivelet e larta të toksinave në ajër shpijnë në ankth dhe stres. Rrjedhimisht, ju mund ta përmirësoni dukshëm disponimin dhe ta ulni stresin e ankthin duke i rritur nivelet e oksigjenit në dhomë.

Në studimet e publikuara, shkencëtarët kanë treguar se lulja jasemin i rritë efektet e një kimikali të quajtur GABA në qelizat nervore, dhe rrjedhimisht e lehtëson ankthin dhe e inkurajon pushimin.

Ndër tjerash, ata kanë zbuluar se vaji esencial i jaseminit është mënyrë efektive natyrale për ta përmirësuar gjumin, për ta rritur lumturinë, për t’i rregulluar hormonet dhe për ta trajtuar ankthin e lodhjen. Gjithashtu, mund të përdoret edhe për rritjen e përqendrimit.

Andaj, duke marrë parasysh këto dhe shumë studime tjera që i mbështesin të njëjtat pohime, ekspertët rekomandojnë ta mbani lulen jasemin në dhomë të fjetjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat