Lani dhëmbët përpara se të flini, ja çfarë ndodh nëse nuk e bëni

Life style

Lani dhëmbët përpara se të flini, ja çfarë ndodh nëse nuk e bëni

Më: 18 mars 2019 Në ora: 17:50
Ilustrim

Të shumta janë këshillat që vijnë nga stomatologët për trajtimin e dhëmbëve. Ka disa që mendojnë se dhëmbët duhen larë para se të flesh dhe të tjerë që mendojnë se dhëmbët duhen larë dy herë në ditë.

Një dentist sqaron se të shkosh në shtrat pa larë dhëmbët është njëlloj si të shkosh në shtrat me gojën e mbushur me mbeturina.

Nëse nuk i largon menjëherë pas ushqimit, ato do të shumohen dhe do të jenë rrezik për prishjen e dhëmbëve.

Për më tepër, të gjitha përbërjet acide të ushqimeve që nuk largohen nga dhëmbët janë po ashtu një rrezik i shtuar, që mund të ndikojnë në rrënjët e dhëmbëve dhe kavitetin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat