Maskë për flokët kaçurrela

Life style

Maskë për flokët kaçurrela

Më: 19 mars 2019 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Flokët me onde natyrale ose kaçurrela janë shumë të bukur, të gjithë i duan ato por jo gjithmonë janë të lehtë për t’u krehur ose ushqyer dhe kanë tendencë të jenë të thatë. Ndaj edhe kujdesi për to duhet të jetë më i veçantë.

Ja një mënyrë e lehtë në kushtet e shtëpisë.

Përbërësit:

Një e verdhë veze

Një lugë gjelle vaj avokado

Një lugë gjelle vaj arrë kokosi

Një lugë gjelle uthull

Përgatitja:

Përziejini të gjitha bashkë në një tas të vogël. Me një furçë të vogël për lyerjen e flokëve, aplikojeni maskën në të gjithë gjatësinë. Mbështillini flokët me një qese. Pas saj vendosni edhe një peshqir, shkruan bota.al. Maska duhet të qëndrojë mbi flokë për të paktën 30 minuta deri në një orë.

Pastaj, lajini flokët normalisht.

Maska mund të aplikohet dy herë në javë, sidomos nëse keni flokë të thatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat