Rrëfehet 29 vjeçarja: Kalova tre net magjike me ish të dashurin pesë vite pas ndarjes, por më pas...

Life style

Rrëfehet 29 vjeçarja: Kalova tre net magjike me ish të dashurin pesë vite pas ndarjes, por më pas...

Nga: Bota sot Më: 20 mars 2019 Në ora: 13:10
Ilustrim

Një vajzë 29 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se është rikthyer me ish të dashurin, pesë vite pas ndarjes, ku ka kaluar tre net magjike me të, përcjell Bota sot.

Por që ai më pas i ka thënë se nuk është i gatshëm që të jetë në lidhje me të.

Më poshtë mund ta lexoni rrëfimin e plotë të saj:

Kam pasur tre ditë perfekte dhe dy net magjike në seks me ish të dashurin tim. Unë mendoja se ne po e rikthejmë lidhjen tonë, por duket se jemi vetëm miq për përfitime.

Unë jam 29 vjet dhe ai është 32 vjet. Ne u njohëm në një festë para 7 vitesh dhe patëm dy vite të lumtur, kur unë mendoja se e kisha gjetur shpirtin binjak.

Kur ai erdhi me punë në Londër dhe donte që ë ishim bashkë, unë e lashë shtëpinë time dhe u zhvendosa në banesën e tij.

Unë dëshiroja të isha me të, por nuk mund ta duroja jetën në Londër. Ishte e vështirë por unë e lashë atë dhe u ktheva në shtëpi.

Muajin e kaluar ai më gjeti në Facebook dhe biseduam për orë të tëra.

Mu kujtua se sa shumë e kam dashur atë dhe e dija se dëshiroja ta shihja atë sërish.

Ai më tha se po jetonte me dikë tjetër por që nuk ishin të lumtur. Kështu që unë mbajta distancë dhe luaja lojën. Ai e përfundoi lidhjen e tij dy javë më vonë dhe erdhi tek unë banesë dhe qëndroi për tre ditë. Dukej sikur ato pesë vite të ndara nuk kishin ndodhur.

Seksi ishte perfekt dhe unë mendova se ne po fillonim një jetë të re bashkë.

Në fund të javës së kaluar, ai erdhi për të më vizituar dhe tha se i pëlqente të më vizitonte por që nuk ishte i gatshëm për një marrëdhënie të plotë me mua.

Kjo më zgjoi mua nga ëndrrat e mia. E pyeta atë nëse dëshironte që të ishim vetëm miq me përfitime ose do të më vizitonte mua që të fillonim një lidhje të re bashkë? Ai u mendua dhe tha: “Ndoshta të dyja...”.

I thash atij se do të mendoj, por kur mbeta vetëm, nuk ndihesha e lumtur. I thashë se nuk dua të jem me të vetëm për seks. I thashë se meritoj më mirë.

Tani jam në dyshime dhe pyes veten nëse kam bërë mirë që e kam larguar atë?

Më mungon ai dhe dashuria që kam për të është e madhe.

Kjo është përgjigja e psikologes:

Ti e ke bërë gjënë e duhur.

Kujtohu, ti e ke pasur atë dhe dashurinë e tij njëherë, ose ke menduar që e ke. Ti e ke lënë punën për të dhe e ke provuar jetën në Londër.

A ka menduar ai ndonjë plan që ju të punoni bashkë apo diçka e tillë?

Fakt është që ai është munduar të të gjejë sërish pas pesë viteve.

Është e vërtetë që ti e do atë dhe rrezikon që të lëndohesh. Pyete atë se ku qëndron problemi, pse nuk mund të jeni bashkë?

Lëre të shkojë. Më mirë qëndro e vetme derisa ta gjesh dikë të duhur./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat