Deri sa vdekja të na ndajë? Sekreti i një martese të gjatë dhe të lumtur është i shkruar në ADN

Life style

Deri sa vdekja të na ndajë? Sekreti i një martese të gjatë dhe të lumtur është i shkruar në ADN

Më: 20 mars 2019 Në ora: 13:40
Ilustrim

Është e padobishme të fajësosh vetveten për gabimet dhe përgjegjësitë për fundin e një dashurie, pasi ADN-ja është ajo që vendos në këtë rast, sipas një hulumtimi shkencor të kohëve të fundit

Dashuria nuk është e përjetshme, por vetëm nëse ADN-ja e një burri dhe gruaja e lejon atë. Sepse shkëndijat që ndezin dashurinë mund të jenë nga më të ndryshmet, por sekreti i një martese të gjatë dhe të lumtur qëndron në gjenet e bashkëshortëve.

Me gjithë respektin ndaj terapistëve të çifteve, është shkenca që sugjeron se aty ku nuk ka afinitet zgjedhjeje, ADN-ja është treguar të jetë përbërësi kryesor i eliksirit të dashurisë së gjatë”, sipas një studimi të kryer nga studiuesit në Shkollën Yale të Shëndetit Publik Amerikan, botuar në ‘Plos One’.

Studimi: Martesa “e përcaktuar” nga ADN-ja

Shkencëtarët kanë ekzaminuar rolin e një varianti gjenetik që ndikon në atë që është i njohur për publikun e gjerë si “hormoni i dashurisë”, oksitocin, i cili luan një rol shumë të rëndësishëm në lidhjen shoqërore.

Protagonistët e studimit ishin 178 çifte të martuar mes moshës 37 dhe 90 vjeç. Joan Monin, profesor i asociuar dhe autor kryesor i studimit, së bashku me ekipin e tij studioi ndjenjat e tyre si dhe morën një mostër të pështymës për gjenotipizëm. Ekipi hulumtues zbuloi se, kur të paktën një partner kishte një variant gjenetik të njohur si ‘gjenotipi GG’ brenda gjenit të receptorit oksitocinë, çifti raportoi kënaqësi më të madhe martesore se të tjerët që kishin gjenotipe të ndryshme .

ADN-ja ndikon në martesë

Studimi i ri, konsiderohet i pari që shqyrton rolin e luajtur në kënaqësinë martesore nga varianti i receptorit oksitocin Oxtr Rs53576, i studiuar më parë dhe i lidhur me tiparet e personalitetit si stabiliteti emocional, ndjeshmëria dhe shoqërimi. “Ky hulumtim tregon se mënyra se si ndihemi në marrëdhëniet tona më të ngushta ndikohet nga diçka më shumë sesa thjesht ndarja e përvojave me partnerët tanë. Në martesë, të dashuruarit ndikohen gjithashtu nga vetë predispozita gjenetike”, shprehet autori.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se bartësit e gjenotipit GG tregojnë një lidhje më pak të shqetësuar me gjysmën e tyre më të mirë, e cila më tej favorizon fundin e lumtur në legjendën martesore. Ekspertët kanë llogaritur se prania e këtij gjenotipi tek një person dhe partnerit të tyre peshon një total prej 4% të variancës së kënaqësisë martesore.

Megjithëse kjo përqindje është e vogël, është një ndikim i rëndësishëm nëse marrim parasysh faktorët e tjerë gjenetikë dhe mjedisorë në të cilët çiftet ekspozohen.

Rezultatet e studimit  hapin rrugën për kërkime të mëtejshme në të ardhmen, për të shqyrtuar se si gjenotipet e bashkëshortëve ndërveprojnë duke ndikuar në rezultatet e një lidhjeje. Një tjetër fushë që duhet të hulumtohet, mund të jetë shqyrtimi se si vargu Oxtr RS53576 ndërvepron me përvojat specifike të marrëdhënieve negative dhe pozitive dhe se si kjo mund të ndikojë në cilësinë e marrëdhënieve të çifteve të martuara, përfundon Monin.

Ndërkohë, ky zbulim i parë mund të jetë një ngushëllim i vogël për zemrat e thyera: është e kotë të ndihesh në faj për fundin e një dashurie, nëse ADN-ja ndikon në të. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat