Donatella Versace këshillon femrat: Nuk duhet të visheni në harmoni me moshën!

Life style

Donatella Versace këshillon femrat: Nuk duhet të visheni në harmoni me moshën!

Më: 22 mars 2019 Në ora: 08:35
Donatella Versace

Për veten thotë që në shpirt ndihet e re, është e sigurt për dukjen e vet dhe kjo është arsyeja përse ka vendosur që kurrë të mos ndalojë të bartë mini-funde

Dhe derisa shumica e ekspertëve të modës këshillojnë që më mirë është të visheni në harmoni me moshën, sepse damat e moshuara vështirë mund të bartin rroba të rinisë, një ndër kreatoret më të popullarizuara në botë e thotë pikërisht të kundërtën.

Donatella Versace (63) thotë që kurrë nuk do të lejonte që mosha t’i bëhet pengesë, si në stil të veshjes ashtu edhe në jetë.

Për veten thotë që ndihet e re, është e sigurt për dukjen e vet dhe kjo është arsyeja për se ka vendosur që të mos pushojë të bartë mini-funde, vetëm që në të ardhmen nuk do t’i bartë pa çorape.

“Nëse dëshironi që të ecni përpara, mos mendoni për moshën tuaj. Dhe, natyrisht, nuk duhet të visheni në harmoni me moshën tuaj”, thekson kategorikisht Donatella.

Po ju çfarë mendoni? A duhet të vishet femra në harmoni me moshën e vet? Si ju duket Donatella e veshur me mini-fund?

Ndani me ne komentet! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat