Rutinë tri-minutëshe ushtrimore që ka të njëjtin efekt sa 30 minuta në palestër

Life style

Rutinë tri-minutëshe ushtrimore që ka të njëjtin efekt sa 30 minuta në palestër

Më: 22 mars 2019 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Përderisa disa njerëzve u pëlqen të shpenzojnë orë të tëra në palestër, pjesa dërrmuese e njerëzve me padurim presin ta përfundojnë një sesion ushtrimor.

Megjithatë, lajmi i mirë është se një ekspert ka zbuluar një rutinë intensive tri-minutëshe e cila është po aq efektive sa 30 minuta në palestër.

Fizioterapeuti australian, Kusal Goonewardena, thotë se ushtrimet intensive për një sasi të shkurtër kohore do t’jua sigurojnë të njëjtat përfitime sa një sesion 30-minutësh modest në palestër.

Ai sugjeron një sesion me ushtrime të intervaleve të intensitetit të lartë (HIIT) ku e arrini 85 për qind të tendosjes maksimale për tre minuta.

Këtë mund ta arrini duke bërë ushtrime me litar, duke bërë kërcime apo duke vrapuar sprint.

Ushtrimi është në veçanti i përsosur për ata të cilët duan ta kenë një trup me formë por që nuk u premton koha.

Një rutinë HIIT përfshin një ushtrim të intensitetit të lartë nga 20 deri në 40 sekonda, pasuar me një periudhë të shkurtër pushimi. Kjo duhet të përsëritet rreth 10 herë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat