Njihuni me defektet e çdo shenje horoskopi kur bëhet fjalë për dashurinë

Life style

Njihuni me defektet e çdo shenje horoskopi kur bëhet fjalë për dashurinë

Më: 23 mars 2019 Në ora: 14:32
Ilustrim

Të gjithë ne kemi defekte, të cilat janë pjesë e karakterit tonë dhe shumë evidentohen së tepërmi kur jemi në një marrëdhënie dashurie.

Dashi

Dashët punojnë shumë. Mund të pushojnë lehtë dhe thjeshtë të harrojnë gjërat që kanë të bëjnë me bashkëjetesën apo t’u dedikohen vetëm problemeve  madhore. Ky është një problem për partnerin/en pasi nuk do dijë si ta mbështesë dhe mund të largohet nga lidhja i/e lidhur.

Demi

Janë njerëz shumë kokëfortë. Ata nuk i duan ndryshimet dhe rrallë marrin iniciativa kur bëhet fjalë për të lënë mënjanë rutinën nga marrëdhënia e tyre.

Binjakët

Kanë shumë zemër për lirinë e tyre dhe nuk janë të gatshëm të impenjohen me khë të plotë apo të bëjnë plane afatgjata, të cilat mund t’i lidhin plotësisht me dikë.

Gaforrja

Njerëzit e kësaj shenje janë shumë ‘të ngjitshëm’, por ndërtojnë barriera shumë të forta nëse lëndohen. Në momentin kur kanë nevojë për të zgjidhur problemet e tyre të dashurisë, këto karakteristika bëhen edhe më intensive, dramatike dhe të komplikuara.

Luani

Për të qenë shumë mburravec, Luani kërkon gjithnjë të jetë në qendër të vëmendjes. Ka shpirtin e konkurencës dhe përfundon gjithmonë në një ‘luftë egoje’ në çift.

Virgjëresha

Janë konsideruar si shenja më perfeksioniste e zodiakut. Mund të bëjnë të ndihet nervoz këdo kur duan t’i bëjnë gjërat sipas mënyrës së tyre, duke shkelur edhe mbi vullnetin e njerëzve të afërt.

Peshorja

Janë gjithnjë në kërkim të ekuilibrit, por mund të jenë njerëz shumë të pavendosur. Arrijnë gjithnjë ta mbulojnë çiftin e tyre me maninë për të konsideruar gjithnjë mendimet pro dhe kundër të çdo situate që përfshin marrëdhënien.

Akrepi

Janë qenie obsesive dhe posesive, të cilët përfundojnë duke influencuar në mënyrë drastike jo vetëm lirinë në çift, por edhe aftësinë e tyre për të falur diçka që në fakt, duhet vlerësuar më parë. Nuk janë në gjendje të harrojnë gabimet e të tjerëve.

Shigjetari

Nuk pranojnë kurrsesi të humbasin gjatë bisedës dhe partneri/ja duhet ta pranojë një gjë të tillë. Edhe Shigjetarët kanë tendencën për t’u mërzitur shpejt, ndaj partneri/ja duhet të jetë tejet kreativ/e, nëse do ta mbajë ‘gjallë’ lidhjen.

Bricjapi

Bricjapët janë të dedikuar në maksimum ndaj punës, diçka që i bën të mos kenë kohë për dashurinë.  Mund të jenë edhe shumë praktikë dhe të shkëputur emocionalisht, gjë që e bën të vështirë marrëdhënien në çift.

Ujori

Këta janë njerëz që mund të largohen kur subjekti përfshin emocionet.  Kanë edhe personalitet tejet të fortë dhe bëjnë vetëm atë që duan në të vërtetë.

Peshqit

Peshqit zakonisht paraqesin ndryshim të theksuar të humorit. Mund të të rrëfejnë të gjithë dashurinë e tyre dhe, në pak sekonda, ta mbyllin sërish zemrën, të qëndrojnë në një gjendje të brendshme që vetëm ata dinë ta kuptojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat