Birra mund t’ju ndihmojë që shtëpia juaj të shkëlqejë

Life style

Birra mund t’ju ndihmojë që shtëpia juaj të shkëlqejë

Më: 24 mars 2019 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Qe se çfarë mund të pastroni në shtëpi me ndihmën e birrës

Ekspertët thonë që birra mund t’ju ndihmojë t’i eliminoni njollat dhe ndotjet në shtëpi, mirëpo të shërbejë edhe në disa situata.

Eliminimi i njollave

Për shembull, nëse e derdhni kafen në tepih apo në të keni ndonjë njollë tjetër, birra mund t’ju dalë në ndihmë. E gjitha që duhet të bëni është që të qitni pak birrë direkt në njollë dhe ta fërkoni ngadalë me leckë të pastër.

Flluskat e birrës do t’i “nxjerrin” jashtë njollat, ndërkaq me leckë fërkoni derisa njolla të zhduket dhe, sipas nevojës, shtoni edhe pak birrë.

Politura e mobilieve të drurit

Njollat në mobiliet e drurit, duke përfshirë edhe rrathët nga kafja, mund të zhduken në çast, me ndihmën e birrës. Qitni pak birrë dhe pastroni me leckë, do të shihni që druri do të shkëlqejë si i ri.

Politura e enëve të bakrit

Me birrë mundeni t’i pastroni edhe enët apo objektet zbukuruese të bakrit – në këtë mënyrë do t’ua ktheni shkëlqimin pa kurrfarë dëmtimesh.

Ekspertët thonë që thartira e birrës ndihmon që bakri sërish të shkëlqejë pa e dëmtuar fare. Leckën njomeni me birrë dhe lustroni objektet e bakrit dhe do të shihni se si do të shkëlqejnë sërish.

Rregulloni barin e kopshtit

Nëse keni oborr në të cilin bari në vende të caktuara ka marrë ngjyrë të kafenjtë, ekspertët thonë që mund ta “ngjallni” duke i qitur pak birrë. Sheqeri fermentuar do të stimulojë rritjen e barit dhe do t’i mbytë kërpudhat.

Pedikeri

Qitni birrë në legen dhe zhytni këmbët. Tharmi do ta zbutë lëkurën, ndërkaq alkooli është mjet i shkëlqyeshëm për dezinfektim, kështu që me themel do t’i pastroni shputat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat