Si të flasësh me fëmijën për seksin dhe drogën?

Life style

Si të flasësh me fëmijën për seksin dhe drogën?

Më: 25 mars 2019 Në ora: 00:32
Foto ilustrim

Ndër bisedat më të vështira që prindërit kanë me fëmijët, janë ato për seksin dhe drogën. Nga ana tjetër të dyja këto biseda përbëjnë rrezik në jetën e secilit nëse neglizhohen.

Përveç mësimeve në shkollë është mirë që prindërit të jenë të hapur në biseda të tilla me fëmijët. Ja disa mënyra që na sugjerojnë psikologët.

Ata tregojnë se prindërit duhet të gjejnë raste për të folur rreth tyre:

Duke dëgjuar radion:

Ndërsa je duke dëgjuar radion me fëmijën tënd dhe në një emision është duke folur mbi seksin apo varësinë ndaj drogës, është momenti të pyesni apo flisnin rreth këtyre dy problemeve me fëmijët tuaj. Në rrethin e tyre shoqëror ata mund të kenë shokë që kanë nisur varësinë ndaj drogave, dhe kanë frikë se mos i humbin ata. Biseda me ju do ti bëjnë të ndjehen më të sigurt në vizionin rreth tyre.

Duke parë televizor:

Teka shihni një reklamë që ka lidhje me seksin, ju mund të pyesni fëmijën tuaj se “Pra sipas kësaj reklame që një vajzë të bjerë në sy të djalit duhet të vishet kështu, apo të bëjë tualet kaq rëndë?

Flisni me fëmijët tuaj, që ta shohin seksin si diçka normale në jetën e tyre, për të cilën duhet të jenë të hapur ndaj këshillimit me prindërit dhe psikologët.

3.Duke lexuar një revistë:

Zgjidhni revista ku shkruhet për këto probleme. Ky është një rast i mirë që tua sugjeroni fëmijëve tuaj për ti lexuar.

4.Duke parë një film:

Gjatë fundjavave kur keni më shumë kohë, zgjidhni një film ku flitet për këto çështje. Më pas gjatë drekës apo mbrëmjes diskutoni me fëmijët rreth filmit dhe personazheve. Kjo bisedë do t’ju ndihmojë në komunikim.

5.Duke lexuar gazetën:

Gazetat shpesh kanë artikuj të vyer rreth këtyre çështjeve. Ndaj ju mund tua sugjeroni fëmijëve ti lexojnë, dhe të kërkoni më pas pikëpamjet e tyre mbi shkrimet e lexuara.

6.Duke dëgjuar muzikë:

Muzika shpesh ka rol dhe edukativ. Teksti i saj është një mënyrë e mirë për të mësuar sidomos të rinjtë. Zgjedhja e këngëve që kanë brenda histori të tilla, mund t’ju ndihmojë të hapni tema për të ndërtuar më pas një bisedë që do ndihmojë marrëdhënien mes jush e fëmijës tuaj, rreth këtyre çështjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat