8 gjëra të neveritshme që i bëjnë të gjitha çiftet, edhe pse e mohojnë

Life style

8 gjëra të neveritshme që i bëjnë të gjitha çiftet, edhe pse e mohojnë

Më: 26 mars 2019 Në ora: 15:59
Ilustrim

Të jesh çift është diçka shumë e bukur, sidomos kur vitet kalojnë dhe mes partnerëve nuk ka më sekrete. Më poshtë po ju rendisim tetë gjëra të sikletshme, të cilat pjesa më e madhe e çifteve i bëjnë, edhe pse nuk e pranijnë.

Kontrollojnë frymën– Thuajse të gjithë çifteve ju ka ndodhur të paktën një herë që të jenë jashtë shtëpisë dhe të presin partnerin/en, nëse iu mban erë fryma.

Sqetullat- Çiftet që kanë kohë bashkë, i kërkojnë njeri tjetrit që të nuhasin në bluzë nëse vijnë erë, në mënyrë që të marrin masa apo të ndërrohen.

Shtypin pikat e zeza- Shtypja e pikave të zeza, nuk është vetëm një nevojë por edhe një argëtim i fshehtë për çiftet e dashuruara vërtetë.

Pastrimi i ushqimit nga dhëmbët– Nuk humbasin mundësinë që të heqin ushqimin nga dhëmbët e partnerit, qoftë sepse ndihen mirë, edhe për t’iu shmangur sikletin.

Informim mbi daljen jashtë– Nëse keni vështirësi në daljen jashtë për disa ditë, gjëja e parë që bëhet është informimi i partnerit/es, pas çlirimit.

Piiskatoret– Jeni bërë ekspertë kur bëhet fjalë për shkuljen e qimeve nga hunda, apo nga pjesë të tjera të trupit.

Informimi mbi mbathjet- Kur nuk e dini nëse mbathjet që janë në dysheme janë të pastra apo të pista, shpesh pyetet për informim.

Urinim me derën hapur– Nëse keni nisur të urinoni me derën hapur, është dashuri e vërtetë! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat