Marrëdhënia intime, sekreti i rinisë së përjetshme

Life style

Marrëdhënia intime, sekreti i rinisë së përjetshme

Më: 26 mars 2019 Në ora: 21:11
Ilustrim

Një studim i Universitetit të San Francisco-s doli në përfundime se nëse bëni seks të paktën një herë në javë, mund të mbroni ADN-në. Sipas tyre, studimet tregojnë se seksi ka padyshim përfitime të shumta shëndetësore. Lehtësimi i stresit, përmirësimi i gjendjes së gjumit, ulja e presionit të gjakut dhe rritja e imunitetit janë disa prej tyre.

Megjithatë këto nuk janë të vetmet përfitime.

Një gjë e tillë mund t’ju bëjë të jetoni më gjatë dhe të ruani për shumë kohë freskinë e rinisë. Studiuesit shqyrtuan jetën seksuale të 129 nënave për një javë, të cilat ofruan një raport ditor duke përfshirë konfliktet, intimitetin, kënaqësinë etj.

Sipas raporteve, u vu re se nënat që kishin marrëdhënie seksuale aktive të paktën një herë në javë, patën më shumë telomerë – fije mbrojtëse mbi strukturën e ADN-së dhe pjesë përgjegjëse tek qelizat për plakjen, sesa gratë e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat