Profesionet që ju lënë pa gjumë

Life style

Profesionet që ju lënë pa gjumë

Më: 27 mars 2019 Në ora: 07:00
Foto ilustrim

Nuk ka gjë më të kënaqshme e relaksuese sesa një gjumë i mirë, megjithatë ka shumë gjëra të cilat mund të ndikojnë në kualitetin e gjumit tuaj.

Duke filluar nga ajo çfarë hani e deri te koha kur e pini kafenë e fundit, çdo gjë ka ndikim në kualitetin e gjumit, duke përfshirë edhe karrierën.

Sipas hulumtimeve nga ‘Hillarys’, sasia mesatare e gjumit që e bëni brenda një nate varet shumë nga puna që e bëni, ku punëtorët e mjekësisë pushojnë më së paku (mesatarisht vetëm 4 orë e 15 minuta), ndërkaq ata që merren me industrinë e flokëve dhe bukurisë e bëjnë dyfishin e gjumit (një mesatare prej 9 orëve e 40 minutave për natë).

Në këtë anketim, rreth 5,000 britanikë janë anketuar se a mendojnë që flenë mjaftueshëm, ku vetëm 11% prej tyre janë përgjigjur me “PO”.

Pjesa e mbetur, pra 89%, besojnë se flenë më pak sesa ç’kanë nevojë.

Sidoqoftë, hulumtuesit pastaj i kanë pyetur të anketuarit se çfarë pune bëjnë dhe kanë gjetur një ndërlidhje mes karrierës dhe sasisë së gjumit.

Sipas tyre, punëtorët e këtyre pesë industrive priren të flenë më së paku:

1: Punëtorët e shëndetësisë – 4 orë e 15 minuta

2: Mbrojtësit e rendit dhe ligjit – 4 orë e 30 minuta

3: Mësuesit – 4 orë e 35 minuta

4: Gazetarët – 4 orë e 50 minuta

5: Industria e turizmit – 5 orë

Ndërkaq, këto janë pesë industritë ku duhet të punoni nëse dëshironi të flini sa më shumë:

1: Industria e flokëve dhe bukurisë – 9 orë e 40 minuta

2: Telemarketing – 8 orë e 45 minuta

3: Sigurim – 8 orë e 20 minuta

4: Tekstil – 8 orë e 15 minuta

5: Ndërtimtari – 8 orë e 10 minuta.

Të gjithë të anketuarit kanë thënë se stresi dhe konsumimi i lartë i kafeinës janë ndër faktorët kryesorë që i mbajnë zgjuar gjatë natës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat