Zgjedhjet konvencionale në dashuri, përse nuk funksionojnë

Life style

Zgjedhjet konvencionale në dashuri, përse nuk funksionojnë

Më: 27 mars 2019 Në ora: 08:08
Foto ilustrim

Kush shpreson të ndërtojë një raport vetëm nëse ai i përgjigjet disa “rregullave” dhe është shoqërisht i dëshirueshëm, lehtësisht do të korrë zhgënjime…

Historia e Anitës, që ka kërkuar këshillë mbi marrëdhënien me ish të fejuarin, në RIZA.it, është prova se zgjedhjet konvencionale në dashuri, nuk funksionojnë. Dëshirat e saja duket që janë frut i një ideali më shumë se sa një nevojë apo shtysë e brendshme: “Kam qenë e fejuar një vit e gjysmë me një djalë. Në fillim gjithçka shkonte mirë por më pas, gjatë lidhjes, kuptova se marrëdhënia jonë vinte gjithmonë pas pasioneve të tija dhe punës dhe koha për çiftin ishte gjithmonë pak. Kam provuar ta lë por ai, gjatë muajve të ndarë, ka vazhduar të më kërkojë. Një ditë vendosëm të takohemi e më kërkoi të falur, duke më thënë se nuk donte të më humbte e se duhet të ribashkoheshim. Unë nuk di se çfarë të bëj sepse nuk e di nëse ka ndryshuar vërtetë apo thjesht ndihet i vetmuar.”

Anita në këtë letër, në vend që të fokusohet në thelbin e raportit, fokusohet tek ajo që e ka zhgënjyer, tek interesat dhe punët e shumta të partnerit për të cilën ai ja rrëmbente kohën lidhjes. Por kur ishte me të, si sillej, çfarë bënte, si e dashuronte, sa pasuri emocionale i dhuronte? Po ajo atij? Janë këto gjërat që kanë rëndësi sepse ka çifte që jetojnë larg nga njëri-tjetri dhe shihen jo më shumë se dy fundjava në muaj, por është aq e lartë vlera e asaj që ndajnë sa ata nuk kanë asnjë fije dyshimi mbi vazhdimësinë e raportit mes tyre. Në të kundërt, Anita duket e shqetësuar më shumë për “skenarin” e diktuar nga jashtë. Nga ana tjetër, nëse partneri qenka kaq shumë i zënë, pse duhet të ndihet i vetmuar pa të?

Në krye të listës së dëshirave, vendos veten

Nevojën e Anitës për t’u konturuar brenda pritshmërive të të tjerëve, si të atyre të shfaqura si p.sh ato nga familja ose të pashfaqura, si p.sh mendësitë shoqërore, e tregon kjo frazë në letrën e saj: “Prindërit e mi nuk do të ishin dakord po të kthehesha me të sepse, më thonë se më ka bërë të ndihem keq dhe se nuk shikojnë të mundur një të ardhme me të. Unë, fatkeqësisht nuk dal dot kundër mendimit të tyre. Por, nga ana tjetër, kur jemi vetëm unë e ai, unë ndihem mirë, pavarësisht së keqes që më ka bërë.”

Anita duhet të jetë shumë e re, ndryshe nuk e shpjegojmë dot se si mundet që mendimin e prindërve ta marrë për kapital. Merret me mend me intuitë se ajo ka një tendencë që ti japë shumë vlerë mendimit të të tjerëve, ndërkohë që shtyp mendimet e saja. Nga njëra anë ajo ka ende interes për partnerin por ka edhe shumë shqetësime të cilat e privojnë atë të rindërtojë një raport. Në të gjithë këtë Anita ku është vetë? Ku janë dhe çfarë roli kanë prioritetet e saja, ndjenjat, qëllimet? Ajo na pyet se çfarë duhet të bëjë në këtë rast? Përqëndrohuni tek vetja, është përgjigja!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat