Nëse të kanë lënduar, le të merret Karma me ta… Besoje, se do ta bëjë

Life style

Nëse të kanë lënduar, le të merret Karma me ta… Besoje, se do ta bëjë

Më: 27 mars 2019 Në ora: 19:35
Ilustrim

Hakmarrja më e mirë është që të punoni për veten tuaj. Harrojeni larjen e hesapeve, harrojeni dëshirën për ta bërë të pendohet për ditën që të ka lënduar.

Le të merret karma me të, sepse do ta bëjë këtë, thjesht fokusohuni tek një version më i mirë i vetes suaj. Mësoni të falni njerëzit të cilëve as u bëhej vonë për ju, mësoni t’i lini ndjenjat tuaja negative ose zemërimin, t’ju shtyjnë për të bërë diçka më produktive, për të zëvendësuar atë lloj energjie me diçka që vërtet ju bën mirë. Të tilla si stërvitja fizike, një projekt kreativ, ose thjesht të përpiqeni për diçka të re, që t’ju heqë mendjen.

Hakmarrja më e mirë është mos t’ju bëhet vonë për atë që njerëzit mendojnë; mos lejoni që veprimet e tyre të ndikojnë mbi ju, mos e shikoni veten me sytë e të tjerëve, mos u përpiqni t’i bëni përshtypje të tjerëve dhe të kuptoni se nuk janë më superiorë ndaj jush, vetëm për shkak se kanë gjëra që nuk i keni.

Hakmarrja më e mirë është të mësosh të lësh gjërat të ikin, në vend që të mbash keqardhje dhe mëri. Eshtë vërtetë çliruese kjo gjë, dhe tregon se ke besim tek Zoti dhe tek universi. Ndonjëherë, kur nuk ndihemi mirë me veten, kapemi pas gjërave që mund ta sabotojnë lumturinë tonë, apo njerëzve që nuk na duan vërtetë. Por kur mëson të lësh të ikin njerëz apo gjëra që ta bëjnë jetën më të vështirë, do të thotë që ke arritur një nivel të duhur të dashurisë për veten.

Ke mësuar të jesh e fortë, kurajoze, dhe të mos kesh frikë nga gjërat që nuk i njeh.

Hakmarrja më e mirë është të duash atë që je, deri kur të bëhesh personi që dëshiron të jesh. Të duash papërsosmërinë tënde. Të mësosh nga gabimet që bën. Të dish se nuk janë ato dhe e kaluara jote që tregojnë kush je.

Hakmarrja më e mirë është të mësosh të jesh e lumtur dhe e kënaqur, edhe atëherë kur duket – vetëm duket – se gjërat janë kundër teje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat