Me çfarë t’i veshim atletet gjatë gjithë pranverës?

Life style

Me çfarë t’i veshim atletet gjatë gjithë pranverës?

Më: 29 mars 2019 Në ora: 00:32
Foto ilustrim

Shqetësimi më i madh gjatë pranverës: çfarë të veshim! Nëse gjatë dimrit, palltoja dhe streçet zgjidhnin na nxirrnin nga situata në çdo moment, kjo stinë kërkon veshjet tona më të mira!

Ti e ndjen që je veshur bukur kur me po të njëjtat rroba që shkon në punë, takon me shumë dëshirë në mbrëmje mikeshën që s’e kishe parë prej vitesh.

Edhe më mirë akoma?! Kur veshjen e ke kombinuar me atletet e tua të preferuara. Meqë ra fjala tek atletet, si thoni sikur t’ju japim tri ide stilesh të ndryshme për t’i kombinuar?!

1. Për punë!

Image

Ditët kur në punë duhet të shkonim me xhaketa, pantallona serioze dhe taka i përkasin të shkuarës. Tani atletet e preferuara të fundjavës mund t’i vishni çdo ditë.

Pavarësisht sa serioze është veshja juaj, një atlete e tillë do t’ju bëjë të dukeni dyfish stil.

2. Gjatë fundjavës!

Image

Fustanet e lirshëm dhe të freskët të pranverës, shkojnë për mrekulli me një palë atlete të bardha.

Një çantë e tillë kombinuar me syze të errëta dhe gati!

3. Për mbrëmje

Image

Nuk ka rëndësi nëse do të dilni për një takim apo je me shoqërinë tënde. Një veshje e tillë do t’ju bënte të dukeshit gjithsesi stil.

Përveç të tjerave, do ta shijon në maksimum bisedën sepse rehati i atleteve s’krahasohet me asgjë tjetër!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat