Për femrat, konsumimi i një shishe verë në javë është sikurse t’i pinë 10 cigare

Life style

Për femrat, konsumimi i një shishe verë në javë është sikurse t’i pinë 10 cigare

Më: 29 mars 2019 Në ora: 14:14
Ilustrim

Kur nuk pini duhan, është lehtë të ndiheni më mirë për shëndetin tuaj.

Kush brengoset nëse i keni ngrënë hamburgerë për darkë tërë javën – të paktën nuk jeni duke tymosur kancer, apo jo?

Megjithatë, ekziston diçka tjetër për çfarë duhet të keni kujdes: alkooli!

Hulumtimet e reja thonë se, për femrat, konsumimi i një shishe verë në javë është njësoj sikur t’i pinë 10 cigare.

Sipas hulumtuesve, konsumimi i një shishe verë në javë e rritë rrezikun e kancerit njësoj sikurse 10 cigare, e kryesisht për shkak të lidhjes që ekziston mes alkoolit dhe kancerit të gjirit, mëlçisë dhe atij në ezofag.

Në anën tjetër, konsumimi i tri shisheve verë në javë është ekuivalent me pirjen e 23 cigareve në javë për femrat, ndërkaq 8 për meshkujt.

Hulumtuesit thonë se ky zbulim mund të ndihmojë në rritjen e vetëdijes për rreziqet shëndetësore që i sjell shprehia e konsumimit të alkoolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat