Problemet e ndryshme të fytyrës trajtoni vetëm me kafe

Life style

Problemet e ndryshme të fytyrës trajtoni vetëm me kafe

Më: 29 mars 2019 Në ora: 16:01
Foto ilustruese

Mund të çuditeni por kjo pije kaq popullore në botë mund t’iu ndihmojë edhe për trajtime bukurie dhe për flokë.

Më poshtë janë disa receta shumë efektive me kafe për mirëmbajtjen e flokëve dhe lëkurës, transmeton Klan Kosova.

Buzë të thara ose çara

Përzieni gjysmë luge gjelle kokrra të kafesë dhe gjysmë luge mjaltë derisa të krijohet një masë homogjene.

Këtë ‘scrub’ masazhojeni në buzët tuaja për 30 sekonda dhe më pas largojeni me një pambuk të lagur paraprakisht.

Puçrrat e zeza në fytyrë

Përzieni dy lugë gjelle kafe të bluar ose kokrra të thara të kafesë me gjizë në proporcionin 1:1.

Aplikojeni këtë maskë në lëkurën e avulluara paraprakisht, masazhojeni fytyrën për dy minuta dhe më pas lëreni të qëndrojë kështu për 10 minuta të tjerë.

Më pas, largojeni maskën duke e shpëlarë me ujë të vakët.

Këtë trajtim aplikojeni një herë në javë.

Fytyrë të yndyrshme

Përzieni kokrrat e kafesë më një lugë gjellë jogurt.

Vendoseni këtë përzierje në fytyrë dhe masazhojeni për 1-2 minuta. Më pas, pastrojeni fytyrën me ujë të ftohtë.

Fytyrë e lodhur dhe pa jetë

Përzieni një lugë kafe, një lugë salcë kosi, një lugë mjaltë dhe një vezë derisa të krijoni një masë homogjene.

Vendoseni më pas këtë maskë në fytyrë dhe mbajeni për 15 minuta. Më pas pastrojeni fytyrën me ujë të ftohtë.

Këtë maskë aplikojeni 1-2 në javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat