Gjëra e parë që sheh do të thotë cili është problemi yt aktual

Life style

Gjëra e parë që sheh do të thotë cili është problemi yt aktual

Më: 31 mars 2019 Në ora: 07:01
Ilustrim

Mendja jonë është e mrekullueshme, shpesh përballet me probleme shumë kohë para nesh dhe megjithëse nuk na tregon se çfarë duhet të bëjmë në mënyrë eksplicite, shërben si udhërrëfyes për të gjetur një përgjigje që duket e përshtatshme.

Ndonjëherë, në sajë të fuqisë së imazheve, truri ynë mund të zgjidhë ato dyshime që vazhdojmë të kemi me ditë, sepse përqendrimi në një gjë dhe jo në një tjetër, na jep mundësinë të kuptojmë atë që me të vërtetë ndiejmë si prioritet.

Çfarë shihni në këtë foto?

Nëse shihni dy fytyra

Ndjeni se problemet tuaja janë përtej kontrollit tuaj. Duken gjëra të pamundura për t’u arritur, por jeni seriozisht duke menduar për to. Këto janë situata personale që kërkojnë vetëm një moment vendosmërie dhe guximi për t’u përballur me to. Probleme me prindërit, fëmijët ose partnerin tuaj; por që, për një arsye apo një tjetër, i ke lënë të vazhdojnë dhe, ajo që nisi si një top dëbore, tani duket si ortek.

Nëse shihni një pemë

Problemi është me veten tuaj. Ndoshta keni një mungesë të fortë motivuese në jetën tuaj për shkak të punës suaj ose karrierës që keni zgjedhur, ndoshta mendoni se zhvillimi juaj personal është në vendnumëro dhe ju nuk dini se si të ktheheni në atë rrugë ku gjërat rridhnin aq mirë. Duhet të kuptoni se nëse ndiheni kështu, vetëm ju mund të krijoni ndryshime. Nuk është e lehtë, mund të duhet të sakrifikoni shumë gjëra, marrëdhënie të caktuara mund të ndryshojnë ose do të duhet të ndaleni, që të bëni disa gjëra për të ndjekur atë që është me të vërtetë pasioni juaj.

Si të përballeni me problemet tuaja?

Pavarësisht nëse janë të brendshëm ose të jashtëm, ka mënyra për t’i zgjidhur problemet tuaja në një mënyrë shumë më të thjeshtë dhe më pak irrituese:

Prano problemin

Kërko ndihmë

Pyet 20% dhe vepro në 80%

Qasje pozitive

Gjej një mundësi

Përballo problemin

Lënia e një problemi mënjanë do të gjenerojë më shumë ankth dhe stres. Gjeni një mënyrë për t’u marrë me të dhe për t’u kujdesur për të menjëherë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat