Muzika rrit produktivitetin tonë. Ja se si

Life style

Muzika rrit produktivitetin tonë. Ja se si

Më: 31 mars 2019 Në ora: 17:56
Foto ilustruese

Muzika përmirëson gjendjen tuaj. Kur dëgjoni muzikën që ju pëlqen, truri liron dopaminën neurotransmetuese, gjë që ju bën të ndiheni mirë dhe njëkohësisht zvogëlon stresin dhe ankthin.

Muzika gjithashtu mund të përmirësojë aftësinë për t’u përqendruar. Duke dëgjuar muzikë, ju mund ti kryeni më lehtë dhe më mirë punët që ju janë ngarkuar.

Muzika me tekst redukton performancën mendore, kjo pasi jo çdo muzikë është e njëjtë. Studimet mbi muzikën e sfondit në mjedisin e punës kanë treguar se muzika me tekst redukton performancën tonë mendore në punë, ndërsa muzika instrumentale mund të rriste produktivitetin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat