"Bëj seks me një mashkull nga puna, por ai do vetëm..."

Life style

"Bëj seks me një mashkull nga puna, por ai do vetëm..."

Nga: BS Më: 1 prill 2019 Në ora: 09:17
Ilustrim

E dashura psikologe: Jam në një lidhje dashurie me një njeri të klasit të lartë në punë dhe seksi është i cmendur. Unë jam në dashuri me të, por ai dëshiron vetëm flirtim.

Ai më merr në restorante dhe bare luksoze, dhe pastaj kthehemi për seks në hotele të klasit të lartë.

Unë jam dashuruar me të, por nuk e di se qfarë më sjell e ardhmja.Unë jam 27 vjeqare dhe një asistente financiare në një firmë shumë të madhe. Burri im është një piktor dhe dekorator. Ai është 33 vjeqar. Ai punon shumë për të dy dhe më do mua.

Njeriu tjetër është në krye të I.T. është i gjatë, i bukur dhe gjithmon duket i zgjuar dhe i pastër.

Ndonjëherë punoj deri vonë dhe ai dëshiron që gjithmonë të punoj deri vonë.

Ne filluam të bisedonim dhe qeshnim kur zyrja ishte e qetë në fund të ditës.

Një ditë më ofroj një darkë për orët e vona të punës. Telefonova bashkëshortin tim dhe i thashë që po ndiqja një mik pas punës.

I thashë vetes se do të tregoj të vërtetën. Ky burrë me ofroj një darkë luksoze dhe përfunduam në një hotel me pesë yje. Para një kohe të gjatë ai më merrte një herë në javë. Seksi është i cmendur me të.

Burri im më beson plotësisht dhe kurrë nuk dyshon që unë takohem me dikë tjetër pas shpinës së tij.

Ky njeri është i stilit të lartë dhe më trajton aq mirë sa unë kam rënë në dashuri totalisht me të.

Ai është 48 vjeqar dhe kujdeset mirë për veten.

Ai thotë se është në dashuri me mua, por nuk mund ta lë gruan e tij pasi frikësohet se do t'i humbas fëmijët e tij. Ata janë dy djem adoleshentë dhe ai është një baba aq i mirë.

Ai thotë se nuk mund të di për atë se qfarë mubnd të sjellë e ardhmja.

Unë nuk dua ta humbas atë, por qfarë të bëj?

Psikologia përgjigjet: Më vjen keq të them por unë mendoj se pavarësisht se qfarë mund të sjell e ardhmja, ti nuk do të jesh me të.

Ai është duke e shijuar shoqrinë tënde, duke shijuar seksin dhe unë dyshoj se ai do ta lërë gruan dhe fëmijët e tij për ju.

Është më mirë ta përfundoni përpara se të bëhet e dëmshme për ju.

Burri juaj është i dashur dhe i besuar, por mos e dëmtoni fatin tuaj. Nëse vazhdoni ta tradhtoni ai do ta mësoj këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat