5 lajmet e 1 prillit që në të vërtetë nuk janë të rreme

Life style

5 lajmet e 1 prillit që në të vërtetë nuk janë të rreme

Më: 1 prill 2019 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Është 1 prilli, dita e budallëve sërish dhe çështja është të identifikohen lajmet e bëra nga redaktorët me qëllimin e vetëm që të gënjejnë lexuesit.

Detyrë që tashmë është bërë më e zorshme, shkaku i lajmeve të rreme që qarkullojnë në çdo minutë të vitit.

Këto janë 5 lajmet bizare që në të vërtetë, janë të vërteta.

1.Ndërmarrësi miliarder Ellon Musk ka incizuar një këngë rap. Pak pasi e kreu punën e tij në eksplorimin e hapësirës, amerikani lëshoi një këngë të titulluar “RIP Harambe” – një referencë me gorillan e Kopshtit Zoologjik të Cincinattit që ishte qëlluar nga një djalë i vogël më 2016.

2.Një komedian pa përvojë politike ka fituar më së shumti vota në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë, sipas sondazheve. Ata thonë që Volodymyr Zelenskiy – kishte fituar 30,4 për qind të votave, para Petro Poroshenkos me 17,8 për qind.

3.Kafshimi i mushkonjave mund të shmanget duke dëgjuar muzikë elektronike sipas një studimi të ri. Muzika është “kruciale për riprodhimin, mbijetimin dhe qëndrueshmërinë e popullsisë së shumë kafshëve”, tha një ekip i shkencëtarëve ndërkombëtar.

4.Ministri i bujqësisë së Nigerisë Audu Ogbeh ka pretenduar se nigerianët e pasur “po përdorin telefonat e tyre për të importuar pizza nga Londra” përmes fluturimeve në fluturimet e British Airways.

5.Ushtria amerikane po rekruton krijesa të detit për t’i ndihmuar në gjurmimin e aktiviteteve armiqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat