Metodë e pazakontë e larjes së flokëve: Ju nevojitet vetëm ky përbërës

Life style

Metodë e pazakontë e larjes së flokëve: Ju nevojitet vetëm ky përbërës

Më: 1 prill 2019 Në ora: 21:08
Ilustrim

Amidoni nga mielli shkrin yndyrën nga flokët. Veç kësaj, ndonjë miell – siç janë ai i thekrës apo ai i qiqrës – kurojnë flokët, sepse përmbajnë vitaminë B5, zink dhe hekur

Ato materie ushqyese gjithashtu forcojnë flokët.

Nëse vendosni për këtë tretman, shmangni miellin i cili përmban shumë gluten, sepse do të ngjitë flokët.

Por kjo nuk është e gjitha: sipas dëshmive të shumta të blogisteve nga interneti, flokët pas larjes me miell marrin më shumë vëllim dhe bëhen më të butë.

Meqenëse mielli është pH-neutral, nuk irriton qimet e ndjeshme dhe ndihmon kundër zbokthit dhe lëkurës problematike.

Si t’i lani flokët me miell?

Larja e thatë e flokëve me miell tingëllon si ndonjë mision i pamundshëm, mirëpo vërtet është krejt e thjeshtë.

– Përzieni një gotë ujë me katër lugë miell dhe përzieni derisa të bëhet pastë në formë kremi.

– Lëreni tretjen në flokë së paku pesë minuta, por jo më gjatë se 10 minuta.

– Në fund shpëlani mirë flokët me shampon.

Këshillë: Nëse tretja e miellit ju bëhet “monotone” pa kurrfarë arome, mund të shtoni disa pika vaj eterik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat