Tri shenjat më të zakonshme që tregojnë se burri po ju tradhton

Life style

Tri shenjat më të zakonshme që tregojnë se burri po ju tradhton

Më: 2 prill 2019 Në ora: 08:26
Ilustrim

Ajo thotë se asnjëherë nuk i provokon meshkujt të flenë me të për ta kuptuar nëse janë tradhtarë, por përdor metoda të ngjashme për t’i kapur të pabesët.

Hetuesja e quajtur Hani Poter thotë se ka shumë arsye përse klientët e saj kanë dyshime në besnikërinë e partnerëve, por gjithashtu thekson se ka raste hetimi që kanë përfundim të lumtur.

Siç thotë ajo, ka shumë meshkuj të martuar e me fëmijë të cilët nuk janë të aftë të tradhtojnë dhe, sipas saj, nuk ka ndjenjë më të mirë sesa kur i kontakton klientet për t’u treguar se nuk kanë për çfarë të brengosen.

Sidoqoftë, ajo thotë se janë tri shenja shumë të zakonshme nga të cilat duhet të keni kujdes nëse keni dyshime për besnikërinë e partnerit.

Celulari
Ajo thotë se celulari është gjëja e parë të cilës duhet t’i kushtoni vëmendje. Sipas saj, ka shumë shanse që është duke ju tradhtuar nëse e fsheh telefonin nga ju dhe vazhdimisht i fshin mesazhet apo fotografitë.

Gënjen se ku ka qenë
Nëse e keni zënë partnerin duke gënjyer se ku ka qenë ose ku po shkon aq shpesh, atëherë kjo është shenjë tjetër shumë e qartë se është duke ju tradhtuar.

Intuita
Ndjenja e intuitës është gjë shumë e fuqishme. Nëse keni një ndjenjë se diçka është duke shkuar gabim, ju patjetër duhet të flisni me partnerin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat