Shkuarja në pushime me shoqet është gjë e mirë për shëndetin tuaj

Life style

Shkuarja në pushime me shoqet është gjë e mirë për shëndetin tuaj

Më: 3 prill 2019 Në ora: 00:47
Ilustrim

Shpenzimi i kohës me shoqet është gjë shumë e vlefshme.

Por, në rast se më parë nuk e keni bërë këtë, a keni menduar ndonjëherë se sa “cool” do të ishte po të udhëtonit së bashku me shoqet e zhurmshme diku?

ëtë patjetër se duhet ta bëni dhe, jo vetëm se do të argëtoheni jashtëzakonisht shumë, por edhe për shkak se është mundësi e mirë për ta përmirësuar shëndetin.

Sipas shkencës, shoqet dhe udhëtimet janë kombinim i përsosur që bëjnë mrekulli për mirëqenien tuaj.

Studimet tregojnë se miqtë na ndihmojnë ta ulim stresin dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Shoqet gjithashtu i zvogëlojnë nivelet e kortizolit gjatë përvojave negative, por kjo ndërlidhet edhe me shëndet më të mirë të zemrës pasi që sasia e lartë e kortizolit e rritë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Shoqet na ndihmojnë të bëhemi më mirë dhe ndikojnë në tolerancën tonë ndaj dhimbjeve. Aq më të gjerë që e ka rrethin shoqëror një person, aq më mirë i ballafaqojnë dhimbjet.

Dhe të gjitha këto, duke përfshirë ndikimin pozitiv të shoqërisë në mirëqenien tonë, na ndihmojnë të jetojmë më gjatë.

Shkenca po ashtu konfirmon se udhëtimet kanë efekte pozitive në shëndetin tonë.

Përveç se do të kaloni mirë dhe do të pushoni gjatë udhëtimit, ju do të keni edhe përmirësim në fleksibilitetin kognitiv.

Kur ne përfshihemi në ambientin lokal të një shteti tjetër, ne mund ta rinojmë mendjen dhe të bëhemi më kreativë.

Vetëm planifikimi i një udhëtimi na bën më të lumtur, ndërkaq vet udhëtimi kontribuon në kënaqësinë tonë që e kemi në jetë.

Udhëtimi po ashtu na ndihmon të ballafaqohemi me depresionin sepse kemi mundësi ta ndryshojmë ambientin, të relaksohemi dhe të eksplorojmë karakteristika interesante të një shteti tjetër. Gjithashtu na rifreskon mendjen dhe e zvogëlon stresin, por aktiviteti gjatë udhëtimit na ndihmon të qëndrojmë në formë të mirë dhe t’i shmangim sëmundjet e zemrës.

Pra, çfarë ndodh kur e kombinojmë shoqërinë me një udhëtim? Po pra, i marrim të gjitha benefitet e lartcekura dhe një efekt dyfish pozitiv në shëndetin tonë.

Njëkohësisht, ne do të kemi një eksperiencë të mahnitshme dhe të vlefshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat