Ti meriton dikë që do të bënte gjithçka për ty. Çdokush duhet t’i lexojë këto rreshta…

Life style

Ti meriton dikë që do të bënte gjithçka për ty. Çdokush duhet t’i lexojë këto rreshta…

Më: 3 prill 2019 Në ora: 15:55
Ilustrim

Për fat të keq, shumë prej nesh vazhdojnë të kalojnë kohë në marrëdhënie që thjesht mbijetojnë dita-ditës dhe që nuk e meritojnë kohën, apo vëmendjen tonë. Marrëdhënie të tilla janë një vuajtje e madhe dhe gjatë jetës e kuptojmë se nuk duhet të humbasim kohë me marrëdhënie që nuk e bëjnë më të bukur jetën tonë.

Ti je një person i jashtëzakonshëm që meriton një dashuri të jashtëzakonshme. Një dashuri e tillë do të të jepet vetëm nga dikush si vetja. Ndoshta jo me të njëjtat cilësi si të tuat, por që do të bënte po aq për dashurinë, sa mund të bësh edhe ti.

Ti meriton dikë që do të të motivojë dhe frymëzojë të jetosh një jetë të plotë. Dikë që do të nxisë të bëhesh një person akoma më i mirë. Vetëm me një person të tillë do të kuptosh se një jetë mediokre nuk duhet të jetë një mundësi për jetën tënde.
Meriton dikë që do të të bëjë të qeshësh, sepse vetëm kështu mund t’i shtohen ngjyra jetës tënde.

Meriton dikë që nuk do të lodhet duke të bërë të lumtur, përkundrazi, do të lumturohet edhe vete duke të parë ty të lumtur e të buzëqeshur. Për ta arritur këtë gjë, do të përdorë çdo mundësi. Do të infektojë me energjinë e vetë pozitive…
Ti meriton dikë që do të bënte gjithçka për ty; dikë që e di se ti nuk i detyrohesh asgjë, por që gjithsesi kërkon me ngulm ta fitojë dashurinë tënde. Ti meriton dikë që e kupton se dashuria është diçka e komplikuar, por që është gati ta pranojë sfidën për të siguruar dashurinë e fortë nga të dyja palët në lidhjen tuaj.

Por, të gjithë duhet të kuptojmë se çdo gjë ka kohën e vetë. Për disa dashuria do të vijë shpejt, për të tjerë më vonë. Mund të duket sikur kjo gjë nuk është e drejtë, por jeta është e organizuar në mënyrë të tillë. Të gjithë jemi në pritje të diçkaje, por për të qenë realistë, për disa gjëra në jetë ia vlen të presësh pak më tepër… .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat