Lumturia është një çështje e brendshme. E ke plotësisht ti në dorë lumturinë tënde…

Life style

Lumturia është një çështje e brendshme. E ke plotësisht ti në dorë lumturinë tënde…

Më: 3 prill 2019 Në ora: 19:48
Ilustrim

Një nga gjërat e mia më të preferuara është të jetoj e të mendoj si një murg. Ata mendojnë se lumturia nuk varet nga asgjë e jashtme. Nuk ke pse ia atribuon lumturinë tënde dikujt, apo diçkaje, sepse lumturia është një çështje e brendshme. Mjafton të përqendrohesh tek aftësia e të kënaqurit me veten. Nëse jeton me synime, nëse jeton duke bërë gjërat që kanë rëndësi për ty, do të jesh i lumtur.

Mjaft u përqendrove tek jeta e të tjerëve. Mjaft e mundove veten duke thënë: “Nëse e arrij këtë gjë, do të jem i lumtur; nëse do të ngrihem në pozicion në punë, do të jem i lumtur; nëse ble një makinë të shtrenjtë, do të jem i lumtur”. Kështu nuk bën gjë tjetër, veçse e vendos lumturinë tënde në duart e diçkaje që nuk e kontrollon dot. Dikush tjetër po jeton jetën e tij, gjë që ti nuk e kontrollon dot. Gjërat do të rrjedhin siç duhet dhe shpesh ti nuk i kontrollon dot ato.

Bëj gjërat që të pëlqejnë të bësh, pasi ato i ke ti plotësisht në kontroll. Nëse bën përditë gjërat e tua të preferuara dhe përpiqesh përditë për të arritur diçka të re, ke për të qenë i lumtur. Lumturia nuk varet nga arritja, por nga ajo çfarë arrin. Mund të jetë edhe diçka shumë e vogël, por të bën të lumtur, sepse e ke arritur vetë dhe është diçka që ty të pëlqen. Je përpjekur për atë gjë dhe e ke arritur ti. Askush tjetër.

Lumturia është një çështje e brendshme. Ajo varet plotësisht nga ty. Mjaft u shqetësove për opinionet e të tjerëve. Asnjë opinion nuk ka aq rëndësi sa opinioni yt për veten. Nëse ti e do veten tënde, nëse ti e respekton veten tënde, ke për të qenë i lumtur. Gjithçka është në duart e tua…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat