Je femër? Këto janë fjalët që duhet t’ia kujtosh vetes gjithmonë

Life style

Je femër? Këto janë fjalët që duhet t’ia kujtosh vetes gjithmonë

Më: 4 prill 2019 Në ora: 13:56
Ilustrim

Secili nga ne kalon nëpër momente të ndryshme në jetë, disa të lumtura, disa të vështira dhe të tjera shumë të vështira. E rëndësishme është t’i kujtojmë vetes se ne vlejmë, se jemi të rëndësishëm dhe nuk duhet të lejojmë askënd të na thotë të kundërtën. Dashuria për veten është thesari më i madh që ka çdokush. Mirëpo femrat janë disi më të lëkundura lidhur me dashurinë dhe besimin në vete. Mjafton një kritikë, apo një koment negativ dhe vlerësimi i tyre për veten lëkundet tejmase. Ne ju ftojmë të lexoni fjalitë e mëposhtme dhe t’i mbani shënim. Kujtojani përherë vetes suaj, sa herë të gjendeni në vështirësi.

Mos e ul veten.

Mos ji e pasigurtë tek vetja jote. Mos e gjyko veten, por kujtohu gjithmonë se është e rëndësishme të dëgjosh ato që kanë për të thënë të tjerët.

Mos u mbyll në vete. Mos e lër veten të mbytesh nga pasiguritë.

Lexo libra, mos shiko televizor. Fjalorin dhe dijet t’i japin librat dhe pasi t’i kesh mësuar ato, përsëriti. Përsëritja është mëma e dijes.

Mos i kalo problemet e tua me alkool. Mos mbaj pranë vetes njerëz që nuk të ndihmojnë të avancosh, por të bëjnë të humbasësh gjithmonë e më shumë gjëra nga vetja jote.

Zgjohu shpejt. Mos i kalo tetë orët e gjumit dhe shfrytëzoje çdo sekondë të ditës në mënyrë të vlefshme. Mjaft e humbe kohën me budallallëqe apo me njerëz që nuk e meritojnë kohën tënde. Koha është thesar dhe duhet ta shfrytëzosh siç duhet për të arritur atje ku do.

Mjaft prite duke menduar se gjërat e mira do të vijnë vetë. Asgjë e mirë nuk vjen vetë, nëse ti nuk çohesh dhe lufton për ta arritur atë gjë.

Mos harro të dëgjosh familjen tënde, pasi familjarët e tu janë të vetmit persona që të duan të mirën. Mos i bëj kokëfortë. Dëgjoji, mbështeti dhe duaji ata.

Në fundjavë mos u mbyll në shtëpi. Dil, qoftë edhe vetëm për një shëtitje. Organizohu me miqtë apo mikeshat e tua për të pirë një kafe diku. Argëtohu me njerëz që kanë vlerë për ty.

Mos mendo aq shumë për vdekjen, por mundohu të jetosh çdo sekondë të jetës duke lënë pas kujtime sa më të bukura tek njerëzit që do dhe të duan.

Nëse do dikë, thuaje. Lufto për gjërat që dëshiron, sepse vetëm duke luftuar do të kuptosh se sa forcë ke përbrenda për të përballuar vështirësitë dhe për të arritur ato që dëshiron…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat