A është personi që takoni i duhuri? E shpjegojnë për ju, ekspertët e lidhjeve

Life style

A është personi që takoni i duhuri? E shpjegojnë për ju, ekspertët e lidhjeve

Më: 5 prill 2019 Në ora: 08:08
Ilustrim

Takimet moderne të dashurisë janë si një fushë përplot me mina, me aq shumë rregulla dhe lojëra që e bëjnë jetën të vështirë. Edhe pasi të gjeni dikë të denjë për takim, loja nuk mbaron. Andaj pyetëm ca ekspertë të lidhjeve se si të kuptojmë nëse personi me të cilin takohemi është i duhuri.

E kalon testin e barit

Nëse jeni në bar së bashku, a do të shikoni vërdallë se kush është aty dhe kush mund të ju shohë me të, apo jeni të lidhura në mënyrë të përkryer saqë nuk vëreni se çfarë po ndodh përreth jush. Nëse është e dyta, jeni në rrugë të mirë mirëpo nëse është e para do keni probleme në lidhje me këtë person.

Nuk ju pengojnë në hapërimin para

Një person që i gëzohet sukseve të juaja dhe arritjes së qëllimeve, nuk ka nevojë qqë të ju pengojë në hapërimin para dhe të sabotojë jetën tuaj.

Nuk duan të ju ndryshojnë

Kur partneri është i durueshëm dhe i sinqertë dhe ju trajton në të njejtën mënyrë si në shtëpi, si në publik, kuptojeni se jeni në rrugë të duhur. Nëse partneri nuk e pranon atë që jeni dhe synon të ndryshojë gjëra tek ju, atëherë ikni nga ai pasiqë këto janë shenja të një personi që dëshiron të ju kontrollojë.

Përshtaten në jetën tuaj

Një shenjë e mirë e të kuptuarit nëse person është i duhuri për ju, është ta imagjinoni me pjesët tjera të jetës suaj e jo të jetoni në mikrokozmosin e lidhjes suaj. Nëse partneri përshtatet me njerëzit tjerë në jetën tuaj atëherë jeni në rrugën e duhur.

Ju dëgjojnë

Një ndër shenjat se dashnori juaj është një partner i denjë është shfaqja e interesit për jetën tuaj dhe dëgjimi i asaj se çfarë keni për të thënë. Nëse personi me të cilin takoheni ka tendencë të monopolizojë bisedën, nuk ju pyet për juve apo për ditën tuaj, këto janë shenja të qarta se ai nuk është i interesuar në ju si një person por si një audiencë.

Janë të lumtur kur ju jeni e lumtur

Është një përparësi e madhe kur keni të bëni me një person i cili ka dëshirë të ju bëjë të lumtur dhe kënaqet kur ju e bëni të lumtur atë. Çiftet që vendosin si prioritet nevojat dhe dëshirat e partnerit kanë ardhmëri të ndritur.

Ju ngushëllojnë kur jeni e mërzitur

Një nga shenjat e mëdha që tregojnë nëse personi është i duhuri, është menyra se si ju trajton kur jeni e mërzitur, kur qani dhe jeni thejshtë emocionale. Nëse janë të vëmendshëm dhe kanë dhembshuri atëherë keni të bëni me personin e duhur, në të kundërtën – qëndroni larg tij.

Kanë kufinjë

Kufinjtë janë të rëndësishëm për çdo person dhe mënyra se si i respektoni kufinjtë e njëri tjetrit tregon për mundësinë e zgjatjes së lidhjes. Disa femra preferojnë meshkuj që janë udhëheqës në lidhje, të tjerat preferojnë meshkuj më pasivë, e juaja ngelet të mendoni për vlerat që i posedoni pasiqë në lidhjet e shëndetshme zënkat dhe konfliktet duhet të zgjidhen pa tejkaluar kufinjtë e normales.

Baraspesha është në favorin e tyre

Një ndër sulmet e para të narcisit dhe manipulatorit efektiv është shkëputja e juaj nga kapaciteti të dëgjoni veten dhe intuitën tuaj. Pasi të ketë margjinalizuar intuitën, do e margjinalizojë arsyen tuaj, miqtë e juaj dhe shumë gjëra tjera. Nëse keni të bëni me një person të tillë, që nuk ju lejon të mendoni me kokën tuaj, lidhja juaj do të jetë një ferr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat