Milionerët konstatojnë: Metoda “24 orë” është mënyra e shkëlqyeshme që të pasuroheni!

Life style

Milionerët konstatojnë: Metoda “24 orë” është mënyra e shkëlqyeshme që të pasuroheni!

Më: 5 prill 2019 Në ora: 21:07
Foto ilustrim

Mënyra bashkëkohore e jetesës imponohet si kurrë më parë në histori që njeriu të ketë sasi të mëdha parash në mënyrë që t’i plotësojë të gjitha nevojat dhe obligimet, mirëpo të gjithë e dimë sa është e vështirë të fitohen ato…

Pa marrë parasysh në cilin shtet jetoni, nevojitet shumë punë, angazhim dhe përpjekje në mënyrë që të arrini të bëheni të pasur, mirëpo shpesh kjo është tmerrësisht e vështirë, posaçërisht kur në jetë luftoni të vetëm, pa ndihmë financiare nga të tjerët.

Megjithatë, nuk janë të gjithë milionerët të lindur në familje të pasura dhe shumica deri te llogaria e majme bankare kanë arritur nga asgjëja, mirëpo si ata, ashtu edhe ata të cilët janë rritur në mëndafsh dhe kadife, kanë një rregull kur është fjala për paratë.

Në të vërtetë, gjoja në këtë qëndrim besojnë shumica e të pasurve, dhe ai qëndrim, ka të bëjë me atë që më me dëshirë të mendoni për blerjen e një objekti të shtrenjtë dhe luksoz, se sa për blerje përgjithësisht të imtësive.

Gjithashtu, kur vendosni që të blini diçka, nuk duhet të hamendësoni – por thjesht prisni një ditë para blerjes përfundimtare dhe mendoni për atë se për çka po i shpenzoni paratë, kështu do të shmangni blerjen impulsive, shkruan “Forbes”.

Është e domosdoshme edhe që pas atyre 24 orëve të pyeteni edhe për çështjet më të rëndësishme –a është ajo që po dëshironi ta blini vërtet e nevojshme. Kjo do t’ju bëjë më të qetë, ndërkaq portofolin tuaj më të trashë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat