Vajza vëmendje! Mos i vishni kurrë këto 5 gjëra në takimin e parë! - Bota Sot
Vajza vëmendje! Mos i vishni kurrë këto 5 gjëra në takimin e parë!

Life style

Vajza vëmendje! Mos i vishni kurrë këto 5 gjëra në takimin e parë!

Më: 5 prill 2019 Në ora: 21:42
Foto ilustrim

Një prej gjërave më interesante për të gjitha vajzat para se të kenë një takim është veshja.

Mendojnë me orë të tëra për të zgjedhurën të duhurën, por duhet pranuar që shumë shpesh gabojnë.

Për të tërhequr vëmendjen e partnerit, ndonjëherë duhet të bësh kujdes me disa gabime të mëdha që bëjnë një pjesë e mirë e jona. Ja çfarë duhet të shmangësh.

Golfi

Edhe golfi nuk është një veshje shumë atraktive. Mbyllja kaq e madhe nuk lë asnjë hapësirë për imagjinatë. Partneri do të mendojë se je veshur sikur do të shkosh në librari, kështu që zgjidh më mirë një dekolte në formë V-je.

Shapkat me gisht

Edhe nëse takimi të qëllon në plazh, përgjigjja për shapkat me gisht është JO. Mos mendo të prezantohesh me një veshje të tillë e sidomos nëse nuk ke përdorur pedikyr.

Tutat sportive

Tutat nuk duhen veshur asnjëherë në një takim. Do të dukesh sikur je ngritur nga krevati dhe nuk do të lësh përshtypje të mirë. Nëse do të veshësh pantallona, atëherë zgjidh një palë xhinse, ose edhe stre?e me një stil të kujdesshëm. Mos harro, nuk duhet të tregosh se ke qëndruar për orë të tëra para pasqyrës, por as të dukesh sikur nuk i ke kushtuar asnjë rëndësi këtij takimi.

Takat e larta

Takat super të larta nuk janë ide e mirë për një takim. Ndoshta do të dukesh më e gjatë, por nuk është qëllimi për të treguar supermodelen. Shmang takat më të larta se 5 cm ose zgjidh të sheshta për të qenë sa më rehat me veten.

Makeup-i i rënduar

Veshja e fundit është grimi. Mund të duket shumë bukur në Instagram një grim i rëndë, por absolutisht në një takim. Partneri do të të shohë cila je ti në të vërtetë dhe përpjekja për ta mbajtur make up-in gjatë gjithë natës është një sfidë e kotë. Përdor një look natyral i cili të tregon më të freskët dhe një njeri ndryshe nga të tjerat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...