Injoranca e motivuar: Nuk lindim injorantë, por mësojmë të jemi

Life style

Injoranca e motivuar: Nuk lindim injorantë, por mësojmë të jemi

Më: 6 prill 2019 Në ora: 19:46
Ilustrim

Fjala injorancë buron nga fjala greke gnorizein (të dish) në të cilën është shtuar pjesa mohuese, që do të thotë “të mos dish”. Ajo ka një kuptim paksa pasiv, sepse nënkupton një kusht të pashmangshëm që lidhet me mosnjohjen e diçkaje dhe idenë se kjo është disi e pashmangshme. Ndërkohë që, flasim më mirë për injorancën e motivuar, për të theksuar se ne vetë vendosim të qëndrojmë në atë gjendje.

Aktualisht ne kemi mundësi të informohemi, të gjejmë informacione dhe të marrim pozicione që janë të ndryshme nga tonat me lehtësi të madhe, falë internetit dhe kanaleve të shumta të shpërndarjes së informacionit. Ne thjesht futemi në smartphone, bëjmë një kërkim në Google për të gjetur informacionin që na nevojitet (edhe pse gjithmonë është më mirë të mbështetemi në profesionistë, sidomos në sektorë të caktuar).

Për këtë arsye ne flasim për injorancë të motivuar apo të vetëdijshme, gjithnjë e më shpesh kjo preferohet ndaj një thellimi të temave, sepse është më pak e lodhshme si nga pikëpamja e angazhimit dhe kohës së nevojshme, ashtu edhe për implikimet psikologjike që përfshin.

Që nga mosha e hershme ne kemi një kapacitet për të mësuar informacione të reja dhe një kureshtje pothuajse të pakufizuar, sepse në këtë mënyrë ne rritemi dhe piqemi, por me kalimin e kohës bëhet më e rehatshme të qëndrojmë gjithnjë e më shumë brenda zonës sonë të rehatisë.

Injoranca është një zgjedhje e vetëdijshme, ne vendosim të mos hedhim një hap tjetër për të kuptuar më thellë një çështje të caktuar apo për të mos u marrë me probleme të caktuara, duke shpresuar që herët a vonë, do të zhduken vetë.

Ky qëndrim gjithashtu ndodh në jetën e përditshme dhe prek të gjithë, edhe pse në një mënyrë tjetër. Ndodh, për shembull, te njerëzit që të ndihen keq, por përkundër kësaj ata nuk duan të shkojnë te mjeku, duke shpresuar se nuk është asgjë serioze dhe se herët a vonë do të kalojë. Gjithashtu ndodh me ata që mbeten të ankoruar në bindjet e tyre, duke mohuar edhe provat që i hedhin poshtë ato.

Thellimi, dokumentimi i binejdve tona çon në zbulimin e elementeve të reja që mund të vënë në pikëpyetje vizionin e botës që kemi patur deri në atë moment, duke prodhuar atë që quhet një mospërputhje konjitive, midis asaj që menduam se ishte e drejtë dhe elementeve të reja të disponueshme për ne.

Për shembull, një person i cili gjithmonë ka ndjerë se është në favor të dënimit me vdekje dhe fillon të lexojë, mund të zbulojë elemente që vënë në dyshim mënyrën e tij të të menduarit, pasi shumë shpesh realiteti nuk është i zi apo i bardhë, por ka shumë ngjyrime.

Leximi, dokumentimi dhe investigimi kërkon një përpjekje që jo të gjithë janë të gatshëm të bëjnë, me rrezikun për të pasur ri-diskutimin e bindjeve të tyre, gjë që kërkon një fleksibilitet të konsiderueshëm psikologjik, pasi ai prek idenë që kemi për veten.

Për të luftuar këtë qëndrim të injorancës së motivuar, mund të filloni edhe nga qëndrime të vogla, si të mos pretendoni sikur nuk shihni problemet që na rrethojnë dhe t’i përballoni menjëherë, por edhe të identifikojmë disa çështje që ne do të dëshironim të hetonim. Në këtë mënyrë, ne zgjedhim të luftojmë me injorancën tonë dhe të marrim një qëndrim më të hapur dhe të vetëdijshëm që na predispozon që të përballojmë realitetin në një mënyrë tjetër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat