Maska natyrale për të pasur qerpikë të gjatë

Life style

Maska natyrale për të pasur qerpikë të gjatë

Më: 7 prill 2019 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Padyshim se qerpikët i dhënë kontribut bukurisë së vajzave.

Sigurish se keni parë vajza që përdorin qerpikë artificial, por kanë shumë pasoja negative njëra prej të cilave është dhe dëmtimi i qerpikëve natyral.

Për mos të rrezikuar që t’ju bien dhe qerpikët që keni ka disa mënyra dhe maska me anë të së cilave mund të zgjasni qerpikët tuaj dhe ti bëni sytë më të bukur.

Zakonisht përdoren lulet e thara të kamomilit, që pasi ziejnë në ujë të ngrohtë, konsumohen në formën e çajit. Por kësaj here nuk ju këshillojmë ta pini, por ta përdorni për të lyer qerpikët. Me ndihmën e një rimeli të vjetër ose dhe furçe që përdorni për të krehur vetullat, lyeni qerpikët dhe lërini ta përthithin plotësisht. Përsëriteni disa herë gjatë ditës dhe do të surprizoheni nga rezultati.

Vaji i ullirit u jep sallatave dhe ushqimeve një shijë shumë të mirë, është përbërës i rëndësishëm edhe në shumë maska për flokët, fytyrën dhe trupin, por sot ju këshillojmë ta përdorni për qerpikët. Ai përmban acidë yndyrorë Omega-3 dhe vitaminë E që nxisin rritjen e qerpikëve, i ushqejnë ata dhe i mbajnë të hidratuar.

Një mënyrë shumë e mirë për të rritur qerpikët dhe për t’i bërë më voluminozë është duke ushqyer folikulat e tyre me proteinat që gjenden tek e bardha e vezës. Pasi të kenë ndarë të bardhën nga e verdha, rriheni derisa të bëhet një masë në formë shkume. Me ndihmën e një rimeli të vjetër që nuk e përdorni më, lyeni qerpikët. Mund të bëni të njëjtën gjë edhe me gishta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat