1.Kërkon të ndihesh mirë shumë shpejt
Hapi i parë: Organizon një mbrëmje për të festuar statusin tënd si vajzë beqare.
Hapi i dytë: Fillon të qashë në orën 21:00 para një shisheje me verë.
2.Thua gënjeshtra
Kur ai të dërgon një mesazh për të të pyetur se si je, përgjigjesh: “Më fal, kush jeni? Sepse nuk e kam numrin tuaj”. Të lumtë, meriton një duartrokitje!
3.Je e mbërthyer nga ndjesia e të bërit “shopping” pa limit
Blen gjithçka. Duke nisur nga çarçafët e rinj (sepse nuk mund të flemë mbi ato që na kujtojnë atë) deri tek te gardëroba e re për të ndryshuar stil. 300 euro më pak në kuletë, por ndihemi shumë më mirë…e si jo?
4.Konsumon shumë alkool
Dhe kur nuk je duke pirë, dërgon mesazhe me emoji të gotave të verës kujtdo që ke të regjistruar në telefon.
5.Kërkon të qëndrosh mikja e tij
Kjo nuk funksionon kurrë, ose të paktën jo menjëherë.