"Unë fitoj kënaqësi seksuale më tepër në sallat e masazhit, por dua.."

Life style

"Unë fitoj kënaqësi seksuale më tepër në sallat e masazhit, por dua.."

Nga: Bota sot Më: 8 prill 2019 Në ora: 08:57
Ilustrim

E dashura psikologe: E takova një vajzë të mrekullushme gjatë një udhëtimi në tren disa muaj më parë dhe ne kishim seks të mrekullushëm brenda një jave. Mendova se isha me fat, por tashmë jam duke e humbur.

Kam humbur interesin për një grua pasi kam bërë seks disa herë me të.

Unë përjetoj kënaqësi seksuale në sallat e masazhit.

Unë jam 43 vjeqare dhe asnjëherë nuk kam pasur probleme me tërheqjen e femrave. Kam pasur dy marrëdhënie afatgjate, por pëfundova duke u lënduar në të dyja rastet.

Që atëherë, jam në kërkim për vajzën e duhur, por rregullisht edhe vizitoj sallonet e masazhit.

E di që nuk është një mënyrë jetese afatgjate dhe mendoja se po i ktheja gjërat pas kur takova këtë vajzën në një udhëtim treni prej tri orësh.

Firmat tona na kishin dërguar të dyve në një trajnim. Ne ishim ulur përballë dhe biseduam. Këmbyem numrat dhe emrat. Ajo doli që jetonte vetëm një orë larg nga unë dhe kështu u takuam për kafe. Shkoj aq mirë sa përfunduam në banesën e saj dhe kaluam natën bashkë. Ajo është 33 vjeqare.

Seksi ishte fantastik dhe mendova se më në fund pata fat. Por pas një muaji e kuptova që nuk po e dua si në fillim.

Natën e fundit që e pashë i thash se kam të ftohtë dhe u arsyetova që të mos kemi marrëdhënie seksuale. Ajo është e mirë dhe e ëmbël për mua. Më pas u ndjeva keq dhe i mërzitur për interesin që po e humbas.

Më të vërtetë dua që kjo të jetë vajza ime e vetme. Unë dua që intimiteti me të te jetë si më parë dhe nuk dua që të paguaj për të pasur seks.

Psikologia përgjigjet: Seksi gjithmonë duhet të ndryshojë kahjen e lidhjes tuaj.

Ju jeni lënduar kur keni qenë i ri dhe tani keni një mur mbrojtës për të ndaluar rrezikun e lëndimit, që mund të dëmtoj edhe marrëdhënien tuaj.

Kur ju paguani në sallonet e masazhit, ju nuk mund të fitoni një kënaqësi fizike. Kjo është një industr e dëmshme për ata që punojnë në të dhe ju dëmton edhe juve si klient për të qenë të lumtur në një marrëdhënie afatgjate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat