Kujdes me aplikimin e zbutësit dhe kremës kundër diellit në fytyrë

Life style

Kujdes me aplikimin e zbutësit dhe kremës kundër diellit në fytyrë

Më: 8 prill 2019 Në ora: 11:16
Foto ilustrim

Mosaplikimi i kremrave me faktorin mbrojtës kundër diellit (SPF) siç duhet në fytyrë, veçanërisht rreth syve, mund t’i vë njerëzit në rrezik të kancerit të lëkurës, sugjeron një studim.

Hulumtuesit gjetën dallime në mënyrën se si njerëzit aplikuan kremin mbrojtës dhe zbutësit me faktor SPF.

Më shumë pjesë të fytyrës ngelen pa u lyer me zbutës – sidomos qepallat, ku lëkura është e hollë dhe më e prekshme ndaj kancerit.

Syzet e dielli me filtra UV mund të ndihmojnë në mbrojtjen e zonave të humbura, thanë ekspertët.

Shumë zbutës kanë faktor mbrojtës 30-50, të ngjashme me nivelin e kremrave për mbrojtje nga dielli tradicionale, por ata nuk kanë për qëllim të jenë një zëvendësim për mbrojtësit – sidomos gjatë stinës së verës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat