Pse një femër largohet nga një mashkull që e ka dashur me gjithë zemër? Këto janë arsyet…

Life style

Pse një femër largohet nga një mashkull që e ka dashur me gjithë zemër? Këto janë arsyet…

Më: 9 prill 2019 Në ora: 17:38
Ilustrim

Dashuria nuk ka nevojë për përpjekje. Është e nevojshme të punohet për zhvillimin e marrëdhënieve, por dashuria është si një kërcim, i cili duhet të ndodhë në mënyrë të natyshme dhe të lirshme. Për fat të keq, disa marrëdhënie përfundojnë dhe ajo që mbetet, janë dy partnerët, të cilët e pyesin veten të habitur: “Çfarë ndodhi?”.

Këto janë arsyet se pse femrat ndonjëherë largohen edhe nga meshkujt që e donin me gjithë shpirt:

Ndihen të vetmuara.

Është mjaft e rëndësishme për një femër të ndiejë rëndësinë që ka në jetën e një mashkulli. Nëse mashkulli nuk ia bën të ditur vendin që ajo zë në jetën e tij, për një femër është e kotë të vazhdohet marrëdhënia. Për një femër, mashkulli i saj bëhet gjithë bota e saj, gjithë universi. Nëse je në marrëdhënie me dikë që duket sikur nuk e vlerëson praninë tënde, nuk mund të shmanget dot vetmia, e cila i çmend në këtë rast femrat. Kur një femër e sheh se i dashuri i saj nuk ia kthen të njëjtën vëmendje që ajo i kushton, e kupton menjëherë se nuk ka arsye të vazhdojë më në një marrëdhënie të tillë.

Ndiejnë se meshkujt nuk i dëgjojnë.

Është shumë e rëndësishme për femrat të ndihen të dëgjuara. Duhet të kuptohen, të respektohen, të pranohen ashtu siç janë dhe të mbështeten nga mashkulli i tyre. Nëse një femër ndan diçka me atë që do, dëshiron të ndiejë njëfarë lidhjeje mes të dyve. Femrat pëlqejnë veprimet e thjeshta që ia bëjnë të dukshme dashurinë që një mashkull ka për to. Kur ato e ndiejnë se po i lënë pas dore, vendosin të largohen nga mashkulli që duan, edhe pse mund ta donin me gjithë zemër.

Nuk ndihen më të dëshiruara.

Femrat janë ndryshe nga meshkujt. Ato kanë nevojë për intimitet, kanë nevojë ta dëgjojnë se mashkulli i tyre i dëshiron. Rutina mund të shkatërrojë çdo marrëdhënie, sepse femrat pëlqejnë spontanitetin dhe romantizmin. Kur një femër kupton se mashkulli i saj nuk e dëshiron më, apo nuk e bën të ndihet e veçantë, ajo do të ndalojë çdo kontakt që ka me të.

Nuk i pëlqejnë meshkujt e parashikueshëm.

Meshkujt përshtaten lehtë ndaj rutinës. Me kalimin e moshës, ata nuk duken më interesantë në sytë e femrave. Kjo është arsyeja se pse meshkujt kalojnë njëfarë krize gjatë moshës së mesme. Femrat pëlqejnë meshkujt e paparashikueshëm. Duan të kuptojnë vazhdimisht se kanë një vlerë të madhe në jetën e meshkujve që duan. Për ta bërë këtë, nuk është e nevojshme të bësh veprime të mëdha. Mjaftojnë gjeste të vogla dhe një femër ka për t’u ndjerë e vlerësuar.

Nuk e ndiejnë më mashkullin e tyre përkrah.

Në botën moderne të feminizmin, një femër nuk ka nevojë që një mashkull të kujdeset për të. Ka nevojë për një mashkull që do ta vlerësojë praninë e saj në jetën e tij. Nëse një mashkull e kalon pjesën më të madhe të kohës larg femrës që do, marrëdhënia nuk do të zgjasë shumë, sepse femrat kërkojnë vëmendje të vazhdueshme. Ato kanë nevojë ta kenë pranë dhe ta ndiejnë praninë e mashkullit që duan përkrah tyre.

Kanë një ndryshim të madh në jetën e tyre.

Femrat nuk kanë nevojë për kostume të shtrenjta sportive, apo për veshje të modës së fundit. Ajo që ato kërkojnë, është të jenë të vlerësuara nga partneri i tyre. Me fillimin e menopauzës, ato që më parë një femër i toleronte kollaj, nuk i toleron më. Jeta e një femre ndryshon: fëmijët shkojnë të studiojnë, prindërit kanë nevojë për ndihmë, ose kanë nevojë për të ardhura. Një femër në këtë periudhë duhet të ndihet e sigurtë se mashkulli që ka në krahë, e bën të ndihet mirë dhe ka nevojë për praninë e saj në jetën e tij. Nëse nuk ndjen mbështetje nga partneri, ajo do të largohet prej tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat