Citatet më frymëzuese të ikonës së bukurisë, Marilyn Monroe

Life style

Citatet më frymëzuese të ikonës së bukurisë, Marilyn Monroe

Më: 9 prill 2019 Në ora: 19:17
Marilyn Monroe

Miti i Marilyn Monroe do të zbardhet disi këtë vit. Netflix po përgatit një film mbi jetën e saj bazuar në romanin “Blonde” i Joyce Carlo Oates. Një tjetër provë se mania për Marilyn mbetet e përjetshme

Më poshtë gjeni disa nga citatet më të dëgjuara të ikonës së bukurisë.

Përdorini si këshilla apo edhe si përshkrim për foton e radhës në Instagram. Ne nuk gjykojmë.

“Mungesa e perfeksionit është bukuri, çmenduria është gjenialitet dhe më mirë të jesh tërësisht qesharak sesa tërësisht i mërzitshëm.”

“Jam egoiste, e paduruar dhe pak e pasigurt. Gaboj, dal jashtë kontrolli dhe ndonjëherë s’përballohem dot. Por, nëse s’më përballon dot në ditët e këqija, s’më meriton në ditët e mira.”

“Qentë s’kafshojnë kurrë. Njerëzit po.

“Në Hollywood të paguajnë me mijëra dollarë për një puthje dhe disa qindarka për shpirtin.”

“Dashnor i vërtetë është ai burrë që të emocionon me një puthje në ballë, me një buzëqeshje a me një vështrim.”

“S’më interesojnë paratë. Thjesht dua të jem e mrekullueshme.”

“Me çfarë shkoj në shtrat? Me Chanel No. 5, sigurisht.”

“Kam qenë në kalendarë, por kurrë në kohë.”

“Për gjithë vajzat që mendojnë se janë të shëndosha sepse s’janë masa të vogla: jeni të bukura. Shoqëria është e shëmtuar.”

“Shpeshherë kam qëndruar e heshtur nëpër festa dhe kam dëshmuar sesi idhujt e mi janë shndërruar në njerëz të mërzitshëm e të vegjël.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat