Sa kilogramë muskuj mund t’i shtoni brenda një muaji

Life style

Sa kilogramë muskuj mund t’i shtoni brenda një muaji

Më: 11 prill 2019 Në ora: 07:34
Ilustrim

Mund ta ndjeni dëshirën për t’u matur menjëherë pas një jave me ushtrime intensive për të shikuar nëse keni shtuar muskuj, por shanset janë të mëdha që nuk keni shtuar aq shumë.

Në realitet, ndërtimi i muskujve nuk ndodh brenda nate – dhe kërkohet shumë përkushtim e punë për t’i parë rezultatet.

Faktikisht, shtimi substancial i muskujve me shumë gjasë mund të merr kohë me vite sesa me muaj dhe sasia e kilogramëve të muskujve që i shtoni brenda një muaji është mjaft e vogël.

Sipas Marck Jacobchick, fizioterapeut, sasia e muskujve që mund t’i shtoni brenda një muaji dallon nga personi në person, por edhe nga gjinia në gjini.

Në shtim të muskujve ndikojnë edhe faktorët e ndryshëm, duke përfshirë intensitetin e ushtrimeve, vëllimin, shpeshtësinë, gjenetika, dieta, pushimi, nivelet hormonale, etj.

Sidoqoftë, edhe nëse dietën e keni të përsosur dhe regjimin ushtrimor në nivel, mesatarisht mund t’i shtoni deri në 1 kilogramë muskuj në muaj.

Në mënyrë që muskujt të ndryshojnë dhe të rriten, ushtrimet fizike duhet të jenë në atë nivel sa të shkaktojnë çarje të vogla në muskuj të cilat, me pushim dhe nutricion, rriten më të mëdha dhe bëhen më të forta se më herët.

Në esencë, për të ndërtuar muskuj, ju duhet t’i përdorni muskujt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat