Nëse këtë ushtrim e bëni 10 minuta në ditë, deri në verë do të keni bark të rrafshët

Life style

Nëse këtë ushtrim e bëni 10 minuta në ditë, deri në verë do të keni bark të rrafshët

Më: 11 prill 2019 Në ora: 07:35
Pamje nga video

Nëse ushtrimet i bëni me themel dhe me këmbëngulje, rezultati është i pashmangshëm

Nëse i themi vetes që me ndonjë dietë do të heqim kilogramët sa çelë e mbyll sytë, pa u aktivizuar fizikisht, mashtrohemi!

Megjithatë, plotësisht e kuptojmë mungesën e kohës dhe të gjitha obligimet tuaja, të cilat pamundësojnë shkuarjen e përditshme në palestër.

Njësoj e kuptojmë edhe nevojën që ka secila femër të investojë në vetvete dhe në dukjen e vet, posaçërisht në trupin e vet.

Prandaj ne për ju kemi bërë zgjidhje kompromisi. Kemi gjetur treningun e përshtatshëm dhjetëminutësh, të cilin mund ta bëni çdo ditë në shtëpi.

Ai i është përshtatur formësimit të trupit tuaj dhe theksi më i madh është vënë te stomaku, i cili është problemi më i madh i shumicës së femrave.

Treningu përbëhet nga 10 ushtrime të cilat i bëni nga 45 sekonda. Pas çdo ushtrimi pason pauza prej 15 sekondash.

Këto ushtrime janë zgjedhur të jenë të përshtatshme për shumicën prej nesh. Nëse ushtrimet i bëni me themel dhe me këmbëngulje, rezultati është i pashmangshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat