Aktorja 47- vjeçare rrëfen sekretin e lëkurës së saj të freskët!

Life style

Aktorja 47- vjeçare rrëfen sekretin e lëkurës së saj të freskët!

Më: 11 prill 2019 Në ora: 08:07
Jennifer Garner

Nuk ka rëndësi nëse është në tapet të kuq apo në shtëpi me fëmijët, lëkura e 47- vjeçares Jennifer Garner duket përherë e kuruar dhe tepër e shëndetshme

Pavarësisht 3 shtatzënive dhe plot 4 dekadave e gjysmë mbi supe, Garner ka një lëkurë të freskët dhe me një dukje minimaliste të rrudhave.

Kontaktuar nga “Marie Claire” Garner rrëfeu sekretin e saj të bukurisë.

“Para së gjithash e laj fytyrën çdo natë, pavarësisht gjithçkaje. Të them të drejtën nuk vendos grim nëse nuk e shoh të arsyeshme, por nëse ndodh sigurohem ta largoj të gjithin nga lëkura ime. Po kështu e urrej kur lëkura duket e zbehtë; zotohem që acidi hialuronik në xhelin Hydro Boost të Neutrogena- s i jep fytyrës një pamje të shëndetshme dhe delikate. Po kështu përdor edhe kremin Ultra Sheer me mbrojtje 100 SPF.” rrëfeu aktorja.

Megjithatë acidi hialuronik dhe SPF- ja nuk janë produktet e vetme për të cilat Jennifer betohet se funksionojnë vërtet.

“Lufta ime më e madhe ka qenë sigurimi i retinolit. Të qenurit në moshën 40 e ca vjeçare lind nevojën e domosdoshme për sigurimin e tij me qëllim shmangien e plakjes së lëkurës “, sqaroi Garner duke shtuar se shpëtim për të ishte kremi ndreqës i rrudhave The Neutrogena Rapid Wrinkle Repair, i cili e ndihmoi edhe me lëkurën e saj delikate, pak të kuqe dhe lehtësisht të irritueshme.

Le të ndalemi këtu! Cilado qoftë marka juaj e preferuar, në një moshë të ngjashme me aktoren duhet t’i kushtoni rëndësi retinoideve, të cilat janë derivate të vitaminës A dhe inkurajojnë prodhimin e kolagjenit duke minimizuar dukjen e rrudhave. Kështu përpiquni të përdorni me patjetër një produkt që përmban elementet në fjalë.

Kjo nuk është hera e parë që një yll botëror përdor një produkt lehtësisht të përballueshëm nga masa e gjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat