Përse fëmijët aziatikë janë më të shëndetshmit në botë?

Life style

Përse fëmijët aziatikë janë më të shëndetshmit në botë?

Më: 11 prill 2019 Në ora: 08:27
Ilustrim

Kur shumë studime janë duke e konstatuar se fëmijët aziatikë, në veçanti ata japonezë, janë prej fëmijëve më të shëndetshëm në botë, ne të gjithë duhet t’i analizojmë ata dhe t’i përvetësojmë shprehitë e tyre për të rritur fëmijë të shëndetshëm.

Në fakt, shumë norma kulturore të zhvilluara në shtetet aziatike janë dëshmuar se ndikojnë që fëmijët të jenë të shëndetshëm, e shpeshherë në mënyra që nuk mund t’i imagjinoni.

Më poshtë i keni disa sekrete të cilat mund t’i aplikoni në mënyrë që fëmija të bëjë jetë të shëndetshme dhe të lumtur.

Parandalimi i fëmijëve për të lexuar shumë afër

Në shumë shkolla kineze, shkollat instalojnë hekura të cilat janë të dizajnuar për t’ua mbajtur të shëndetshëm sytë fëmijëve.

Leximi i librave në distanca të afërta mund t’ua lëndojë fëmijëve sytë, por hekurat gjithashtu e ndihmojnë fëmijën të qëndrojë më mirë.

Ngrënia e porcioneve të vogla të ushqimit

Programet e drekës të shkollave japoneze janë zhvilluar për t’u ndihmuar fëmijëve të uritur pas pasojave të Luftës së Dytë Botërore, por programet moderne nuk është se kanë ndryshuar shumë përgjatë viteve.

Këto shujta zakonisht nuk janë shujta kryesore, të paktën jo në sytë e perëndimorëve. Shujtat zakonisht ndahen në sasi të vogla të orizit, perimeve, peshkut, etj.

Mbajtja e testeve në ambiente të hapura

Përgjatë viteve, praktika e mbajtjes së shteteve në ambiente të hapura është shfaqur në Kinë.

Kjo praktikë në përgjithësi ka për qëllim parandalimin e studentëve të kopjojnë, pasi që mund të vendosen më larg njëri-tjetrit sesa në hapësira të kufizuara.

Megjithatë, mbajtja e testeve në ambiente të hapura gjithashtu u mundëson fëmijëve ajër të freskët dhe rreze diellit, gjë e cila e ulë stresin.

Fëmijët kanë më shumë përgjegjësi

Në Japoni, prej fëmijëve pritet që t’i kryejnë shumë aktivitete vet e të cilat nuk priten nga fëmijët e shteteve tjera.

P.sh., fëmijët shkojnë në shkollë vet, i kryejnë detyrat familjare dhe i pastrojnë klasët e tyre. Kjo i mëson fëmijët të bëhen të pavarur dhe të përgjegjshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat