Arsyeja pse s’duhet të flini me flokët e lagur s’ka lidhje me faktin se mund të sëmureni

Life style

Arsyeja pse s’duhet të flini me flokët e lagur s’ka lidhje me faktin se mund të sëmureni

Më: 12 prill 2019 Në ora: 07:55
Ilustrim

Gjithë jetën kemi dëgjuar të na thonë që nuk duhet të flemë me flokët e lagur.

Nëse keni menduar se kjo ka lidhje me dhimbjen e kokës apo me faktin se mund të ftoheni, e keni gabim. Është e vërtetë që nuk duhet të flini me flokët e lagur, por për një tjetër arsye që ka të bëjë me vetë flokët dhe jo me faktin se mund të sëmureni.

Kur flokët janë të lagur janë më delikatë dhe më të rrezikuar për t’u këputur

 Lëvizjet gjatë gjumit mund të shkaktojnë, pa e kuptuar, dëmtime te flokët. Jo vetëm kaq, ka një tjetër arsye që do t`ju bëjë të mendoheni dy herë para se të shtriheni me flokët e lagur. Lagështia në lëkurën e kokës e kombinuar me këllëfin e jastëkut, jo gjithmonë të pastër, mund të shkaktojë shtimin e baktereve, gjë që mund të ketë pasoja jo të mira për shëndetin.

Nuk është problem nëse ju ndodh ta bëni ndonjëherë, por nuk do të ishte mirë t`ju kthehej në zakon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat