Orgjia fatale: Tre burra të zhveshur vdesin pas ‘katërshes’ me një studente

Life style

Orgjia fatale: Tre burra të zhveshur vdesin pas ‘katërshes’ me një studente

Më: 13 prill 2019 Në ora: 08:33
Foto e marrë nga artikulli i "The Sun"

Tre burra kanë vdekur, pasi kanë bërë “një katërshe” me një studente në një hotel, njofton “The Sun”.

Grupi kishte marrë një përzierje tramadoli, kodrine, vodke dhe kërpi indian gjatë orgjisë në një kabinë Sunshine në Imo, Nigeri. Dy prej burrave, studentë, u gjetën të vdekur brenda në dhomën e hotelit të martën.

Burri i tretë, që njihej si Richard, u dërgua në spital në gjendje kritike dhe më pas ka vdekur. Kurse vajza është aktualisht në gjendje të qëndrueshme në Qendrën Mjekësore Federale në Owerri.

Sipas raporteve, katër personat u gjetën të zhveshur dhe njeri mbante një copë sapuni në dorë.

Dhoma ishte e mbushur me shishe kodrine, paketa tramadoli, kërpi indian, vodka dhe droga të tjera.

Komisineri shtetëror i Policisë, Rabiu lododo tha “ Unë mund të konfirmoj se një student i tretë ka vdekur. Vajza ndër ta është gjallë dhe unë mësova që gjendja e saj është stabilizuar.”

Një zëdhënës i policisë tha më herët se “më 2 prill, morëm informacion nga kujdestari i konviktit Sunshine në Ihiagwa Owerri se studentet e Universitet Federal të Teknologjisë ishin përfshirë në një lojë të marrë seksi me studentë të tjerë të të njëjtit universitet.

Detektivët e Policisë nxituan për në vendin e ngjarjes dhe i gjetën katër viktimat krejtësisht të zhveshur dhe pa ndjenja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat