Kripa mund të ju shpëtoj nga yndyra në flokë - Bota Sot
Kripa mund të ju shpëtoj nga yndyra në flokë

Life style

Kripa mund të ju shpëtoj nga yndyra në flokë

Më: 13 prill 2019 Në ora: 10:50
Ilustrim

Nëse keni flokë të yndyrshëm, që bëhen për t’u larë brenda ditës, provojeni këtë truk!

Shtoni pak kripë të trashë në shampon e zakonshme të flokëve (nuk është e nevojshme të blini një enkas për yndyrën) dhe lajini flokët njësoj siç bëni gjithmonë dhe shpërlajini.

Do ta shihni menjëherë ndryshimin! Ç’është më e rëndësishmja, do të shihni që yndyra nuk do të shfaqet aq shpejtë.

Për veprim edhe më të efikas, shtoni kripë edhe në balsam. Kalojeni masën në flokë dhe lëreni të veprojë për 20 minuta. Do të shihni që flokët do të duken me më shumë volum dhe pa funde të djegura.

Për lëkurën e fytyrës
Në këtë rast, nuk është e nevojshme të shtoni kripë në të gjithë sapunin me të cilin lani fytyrën. Mjafton të hidhni fare pak në dorë, të krijoni shkumë bashkë me kripën dhe të lani fytyrën. Pas shpëlarjes do të eliminohen të gjitha qelizat e vdekura!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...