Njollat dhe qukat shtohen në pranverë, si t’i trajtosh në mënyrë natyrale

Life style

Njollat dhe qukat shtohen në pranverë, si t’i trajtosh në mënyrë natyrale

Më: 13 prill 2019 Në ora: 11:50
Ilustrim

Fytyrat më delikate janë gjithmonë ato që shfaqin njolla nën ndikimin e rrezeve të diellit, por edhe fytyrat që kanë quka në fytyrë

Kujdesi për moskrijimin e njollave duhet të fillojë që në ditët e ftohta, në mënyrë që, gjatë sezonit të ngrohtë dhe verës, fytyra të jetë e mbrojtur nga ndikimi i lartë i rrezeve të diellit.

Kremrat nuk japin gjithmonë rezultat, ndaj është mirë që të parandalosh problemin herët.

Nuk janë vetëm rrezet e diellit ato që krijojnë njollat në fytyrë, siç mund të mendohet. Ndër faktorët që ndikojnë në shfaqjen e njollave janë edhe:

• Fillimi i menopauzës, që lidhet me uljen e nivelit të hormoneve femërore.
• Nëse përdor kontraceptivë kundër shtatzënisë.
• Nëse je shtatzënë.
• Disa lloje antibiotikësh.
• Parfumet me alkool.

Si t’i trajtosh?

Maska e parë: Çdo darkë lyeje fytyrën me lëng limoni, para se të flesh, dhe shpëlaje të nesërmen në mëngjes.
Maska e dytë: 1 kokërr molle (tuli i mollës), 1 kokërr limon dhe pak sodë.

Grije mollën bashkë me lëngun e limonit dhe vendose në fytyrë. Mbaje për rreth 30 minuta dhe më pas shpëlaje fytyrën me ujë, në të cilin ke hedhur pak sodë buke.

Kjo është një maskë, e cila do të të ndihmojë shumë në rrezatimin e lëkurës dhe pastrimin e saj.

Pas disa përdorimesh, do të shohësh se fytyra është pastruar plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat