Historia e suksesit të stilistes rome

Life style

Historia e suksesit të stilistes rome

Më: 14 prill 2019 Në ora: 09:32
Stilistja hungareze rome Erika Varga

Stilistja hungareze rome Erika Varga shpreson që me krijimet e saj të ruajë traditën kulturore duke mposhtur në të njëjtën kohë stereotipet.

“Moda është një degë e artit që zgjon interes dhe lidh njerëzit, romë e jo romë. Në shumicën e rasteve, romët shfaqen në një mënyrë përçmuese në media. Shumë e largojnë kulturën tonë. Megjithatë, njerëzve u duhen modele pozitive, jo vetëm nga shumica e popullsisë, por edhe nga vetë komuniteti rom”, deklaron Varga.

I gjendur shpeshhere nën akuze për krime të vogla, minoriteti rom i Hungarisë përballet me diskrimimin, varfërinë dhe përjashtimin nga pjesa tjetër e shoqërisë. Stilistja 47-vjeçare kërkon të tregojë se gjërat mund të jenë dhe ndryshe. E krijuar në vitin 2010, atelieja e Vargës promovon identitetin dhe modën rome dhe sot veshjet e saj të mbrëmjes mund të shiten deri në 1 000 euro.

Koleksionet e saj frymëzohen nga figura të fuqishme femërore, përfshirë dhe artisten e famshme meksikane Frida Kahlo, të cilën Erika e konsideron heroinën e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat