Kthimi në punë pas pushimeve, çfarë duhet të bëni

Life style

Kthimi në punë pas pushimeve, çfarë duhet të bëni

Më: 14 prill 2019 Në ora: 17:32
Foto ilustruese

Të nisësh sërish punën, projektet dhe sfida të reja pas një periudhe disa ditore pushimesh. Puna, angazhimet e tjera familjarë, të gjitha së bashku “dhurojnë” stres.

Por si ta bëni kthimin tuaj në punë sa më të lehtë dhe më pak të mërzitshëm?

Ju duhet të keni një plan të mirë-menduar dhe të organizuar ose listë të detyrave që do të ndiqni sapo të ktheheni në punë.

Është mirë që të keni të shënuara të gjitha ato punë dhe detyra, pavarësisht sa të mëdha apo të vogla, në mënyrë që të bazoheni sapo të ktheheni në punë.

Duke pasur një plan të caktuar do t’ju ndihmojë të merrni dhe të ktheheni më shpejt drejt rutinës tuaj të përditshme pas një periudhë disa ditore pushimesh. Është e zakonshme që të keni mungesë motivimi pas pushimesh, por ajo çfarë duhet të bëni sipas psikologëve, për një fillim sa më të mbarë, është të mos shtyni detyrat tuaja të lëna përgjysmë që përpara pushimeve..

Psikologët kanë dalë me tre këshilla të thjeshta për t’i rezistuar përmbytjeve të përditshme të emaileve. Rregulli i parë: mos e lexoni emailin në agim dhe vonë në mbrëmje, nëse jo në raste ekstreme, ku ju duhet vërtet për çështje urgjente të punës. Rregulli i dytë: planifikoni ditën e punës para se prioritetet e shefave dhe kolegëve të përmbysin inbox-in tuaj. Rekomandimi i tretë: çaktivizoni sinjalet e njoftimit të paktën për disa momente të ditës, në mënyrë që të rifitoni kontrollin e kohës tuaj.

Dr. Emanuela Mencaglia, psikologe dhe psikoterapiste e Humanitas Cancer Center këshillon që të ruani ekuilibrin sapo të ktheheni në punë pas një pauze. Pushimet janë një periudhë e rëndësishme, sepse kjo ju mundëson për të rimarrë energji të dobishme për të riaktivizuar kreativitetin dhe energjinë e pakësuar në ritmin ethshëm të jetës së përditshme” thotë psikologia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat